Flash

Hysaj e Kumbulla në një skuadër: menaxheri i shkodranit vendimtar në tratativa

Lapsi.al 1 April 2021
Hysaj e Kumbulla në një skuadër: menaxheri i shkodranit vendimtar

Edhe nëse Fonseca mbetet, apo do të vijë një trajner i ri (përfliten Sarri e Allegri), Roma do të revolucionarizojë mbrojtjen sezonin e ardhshëm. Do të largohen dy ose tre portierë (Pau Lopez - i cili është i pëlqyer në Premier League - dhe Fuzato i sigurt, ndoshta edhe Mirante) dhe po kërkohet një titullar i fortë si Musso, Gollini ose Silvestri. Pëlqehet shumë edhe Meret, por kushton shumë dhe të negociosh me Napolin nuk është kurrë e lehtë. Sidoqoftë, drejtuesit e Romës hedhin sytë shpesh nga skuadra e Gattusos, gjithmonë në revolucionin kryesor në mbrojtje.

Është e sigurtë që Juan Jesus do të largohet dhe se Fazio po kërkon një skuadër, pavarësisht se ka ende një vit në kontratën e tij, kështu që Roma ka testuar situatën për Maksimovic. Lojtari do të shkojë në skadencë, kërkon një kontratë prej 3 milionë, por për të interesohet gjithashtu edhe Lazio. Roma nuk dëshiron të shpenzojë aq shumë për pagën e një tridhjetë vjeçari i cili nuk do të jetë titullar (Ibanez, Mancini, Kumbulla dhe Smalling do të mbeten) por nëse serbi zbret me kërkesat e tij do të ishte një injektim i përvojës, që do ti bënte punë verdhekuqve.

E njëjta gjë vlen edhe për Hysaj (veçanërisht nëse mbërrin Sarri). Në të vërtetë do të ketë një revolucion të vërtetë në krahë. Në të djathtë do të largohen Santon dhe Bruno Peres, në të majtë do të shitet Calafiori. Mbrojtësi i Napolit, i cili ka të njëjtin agjent si Veretout, gjithashtu do të shkojë në skadencë në qershor dhe 27 vjecari shqiptar ka disa oferta. Pëlqehet në Spanjë, preferohet nga Lazio dhe kërkohet nga Milani, përvec PSG. Për Romën do të ishte një goditje e mirë, duke qenë se shkodrani mund të luajnë edhe në të majtë, dhe marrëdhëniet e mira me Giuffredin mund të favorizojnë negociatat. Në Trigoria lojtarin e ndjekin prej vitesh, por kërkesat e De Laurentiis në të kaluarën i bënë të ndërlikuar çdo bisedim. Tani marrëveshja është më e realizueshme, edhe pse konkurrenca është e madhe. Sigurisht, në verë, reparti i mbrojtjes verdhekuqe do të rinovohet thellësisht dhe mund të jetë një teknik i ri që të kujdeset për të.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI