Flash

PSG ngrin ëndërrën e Barcelonës: Neymar rinovon deri në 2026

Lapsi.al 4 April 2021
PSG ngrin ëndërrën e Barcelonës: Neymar rinovon deri në

Raporti i koklavitur mes PSG dhe Neymar duket i destinuar të vazhdojë, madje shumë gjatë. Braziliani që në vitin e parë nën Kullën Eiffel shprehu hapur dëshirën për tu kthyer tek Barcelonë, duke e bërë merkaton rreth tij një nga telenovelat më të ndjekura në cdo dritare. E megjithatë, numri 10 është akoma në Paris e sipas Telefoot, i gatshëm të rinovojë kontratën për 4 vjet të tjera, duke e cuar skadencën në vitin 2026.

Kështu, pavarësisht zërave që flasin për një rikthim të tij në Barcelonë, ylli brazilian është i gatshëm të lidhet me klubin më të suksesshëm në Francë deri në fund të karrierës së tij. Pothuajse, deri në fund. Lajmin e kishte zbuluar në fakt e para Mundo Deportivo, që bënte edhe llogarinë e moshës së Neymar në përfundim të kontratës së rinovuar: në atë kohë do të ketë kaluar pragun e 34 pranverave të para.

Neymar, i lindur në 1992, arriti në Parc des Princes në verën e 2017, pasi mbylli aventurën me Barcelonën. E megjithatë, që kur u transferua nën Kullën Eiffel, braziliani ka qenë gjithnjë në qendër të zërave të merkatos. Fakti që parisienët e bënë transferimin më të shtrenjtë në histori, nuk shërbeu për të mbajtur larg pretendimet e Barcelonës për ta rimarrë, të joshur edhe nga dëshira e lojtarit. Por duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Neymar është gati ta mbyllë karrierën në kryeqytetin e botës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI