Flash

Video/ Nga pretendimet për titull në rrezik rënie: Kukësin e mposht edhe Skënderbeu

Lapsi.al 4 April 2021
Video/ Nga pretendimet për titull në rrezik rënie: Kukësin e

Sezoni i Kukësit po merr një rrjedhë të rrezikshme, kur skuadra veri lindore nga ambicjet për titull e gjen veten të rrezikuar të përfshihet në një luftë për mbijetesë, duke qenë 6 pikë nga zona playout me ende 10 ndeshje për të luajtur, pas humbjes së marrë 0-1 nga Skënderbeu për javën e 26 të Kategorisë Superiore. Blutë janë dorëzuar në minutën e 78 në golin e Mensah që i jep ende pak shpresë korcarëve për një shpëtim të minutës së fundit.

Në “Elbasan Arena” u luajt krejtësisht hapur me dy skuadrat në kërkim të fitores, duke tentuar ti imponoheshin njëra-tjetrës. Bardhekuqtë e Memellit nuk ishin futur në fushë me llogari dhe e treguan shumë shpejt se dëshironin ti bënin keq kundërshtarit, jo duke u mbyllur prapa, por me lojë graduale e ofensivë të organizuar. Veri lindorët, në anën tjetër, kishin rastet më të mira për shënim, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por pa qartësinë para portës.

Në një ekuilibër që preku edhe pjesën e dytë, diferencën e bëri Mensah. Sulmuesi i Skënderbeut në minutën e 78’, pas një kombinimi perfekt me Kosta Vangjelin, mposhti portierin kuksian, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme Memellit. Më këtë fitore, korcarët qëndrojnë në vendin e parafundit të renditjes me 22 pikë, 4 më pak se Bylisi i vendit të 8 dhe 8 më pak se Kastrioti i vendit të shtatë, ndërkohë që Kukësi mbetet në vendin e 6 me 32 pikë, vetëm dy mbi krutanët e 6 nga zona playout.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI