Flash

Benitez ngrin buzëqeshjen e Napolit: "Kam shumë oferta, Premier mbetet prioritet"

Lapsi.al 5 April 2021
Benitez ngrin buzëqeshjen e Napolit: "Kam shumë oferta, Premier

Në muajt e fundit emri i tij është lidhur vazhdimisht me Napolin. Ishte hija e ish-teknikut Rafa Benitez mbi Rino Gattuson në momentin e krizës së rezultateve të ekipit napoletan. Nga ana e tij, trajneri spanjoll nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për ngjyrat e kaltra dhe tifozët e tij. E marrëdhënia e tij me Presidentin De Laurentiis nuk është ndërprerë kurrë. "Oferta? Kam marrë më shumë se një në muajt e fundit, por nuk ishte koha, ose nuk ishte projekti i duhur - rrëfeu Benitez në një intervistë për gazetën spanjolle "Marca"- unë kisha nevojë të kaloja kohë me familjen time".

"Do të doja të gjeja një klub me ambicien për të garuar dhe luftuar për të fituar tituj, ose për të zhvilluar një projekt serioz që të çon të arrish më vonë atë objektiv," vazhdoi Benitez, i freskët nga përvoja e tij në Kinë tek Dalian, e mbyllur në fund të janarit pas një viti e gjysmë. Dhe përsëri: "Prioriteti im vazhdon të jetë Premier League. Familja ime është në Angli dhe është kampionati më i plotë në të gjitha aspektet."

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI