Flash

"Hysaj tek Milan? No comment": menaxheri i shqiptarit 'ngatërron' kuqezinjtë dhe Napolin

Lapsi.al 6 April 2021
"Hysaj tek Milan? No comment": menaxheri i shqiptarit

"Hysaj tek Milan? Vazhdojmë më tej. E ardhmja e Hysaj është ende e pasigurt. Hysaj mund të shkojë në shumë ekipe, jo domosdoshmërisht tek Milan. Fati i tij nuk është shkruar ende. Fatkeqësisht, për të përcaktuar të ardhmen e Hysaj, duhet të vendosim disa pjesëza mbi trajnerët". Deklarata e Mario Giuffredit, menaxheri i Hysaj, i cili foli për Radio Punto Nuovo ka ngatërruar tani edhe drejtuesit e kuqezinjve që e kishin konsideruar të mbyllur operacionin me parametër zero, madje duke caktuar edhe piketat për pagat e shqiptarit. "Interesimi real i Milan? Pa koment. Le të mendojmë për diçka tjetër," shtoi ai.

Një rinovim me Napolin duket i pamendueshëm për mbrojtësin e krahut kuqezi, pavarësisht se Giuffredi vazhdon të ketë raporte të mira me klubin nën Vezuv. "Veretout te Napoli? Preferoj të mos flas për të. Ai duhet të jetë i përqendruar te Roma dhe duhet të mendojë për fundin e sezonit. Unë do të doja që ai të qëndronte në Romë, sepse ai është një klub i rëndësishëm që do ta ndihmojë të rritet më tej", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI