Flash

Video/ Ngatërrojnë NBA me Wrestling: lojtarët përplasen keq me njëri-tjetrin

Lapsi.al 7 April 2021
Video/ Ngatërrojnë NBA me Wrestling: lojtarët përplasen keq
Një ndeshje basketbolli mund të transformohet shumë shpejt në një shfaqje Wrestling dhe këtë e dëshmoi më së miri sfida e NBA mes LA Lakers dhe Toronto Raptors. Ndeshja e fituar nga kalifornianët me rezultatin 110-101, madje edhe pa yllin e tyre LeBron Xhejms, u ndërpre për minuta të tëra nga një sherr që rrezikoi të degjeneronte mes lojtarëve të dy ekipeve. Protagonist të incidentit që përfshiu shumë lojtarë të tjerë të dy skuadrave ishin Dennis Schroder dhe Anunoby. Pasi pa përplasjen përtokë të shokut të tij, mbërriti menjëherë në ndihmë edhe basketbollisti tjetër Harrel, që më pas u përjashtuan nga loja nga arbitri i ndeshjes. Situata për pak caste doli nga kontrolli me lojtarët që u konfrontuan fizikisht, por më pas gjithçka u qetësua për të vazhduar minutat e mbetura të sfidës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI