Flash

"Mur perëndimor kundër Kinës": SHBA bojkoton Pekin 2022, Kina e kërcënon me Ndërkombëtarët

Lapsi.al 7 April 2021
"Mur perëndimor kundër Kinës": SHBA bojkoton Pekin

Shtetet e Bashkuara po marrin në konsideratë një bojkot të koordinuar me aleatët e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, të planifikuar për nga 4 deri më 20 shkurt 2022. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price. Bojkoti "është diçka që ne me siguri duam ta diskutojmë", iu përgjigj ai gazetarëve që e pyetën nëse SH.B.A. do të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike Kineze, duke specifikuar megjithatë se një vendim nuk është marrë ende.

"Një qasje e koordinuar do të ishte jo vetëm në interesin tonë, por edhe në atë të aleatëve dhe partnerëve tanë" vuri në dukje Price, në përputhje me atë që është strategjia e përcaktuar nga Presidenti Biden që synon të ndërtojë "një mur perëndimor" kundër Kinës.

I menjëhershëm reagimi i Kinës: "Politizimi i sportit do të dëmtojë frymën e Kartës Olimpike dhe interesat e atletëve nga të gjitha vendet. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Komitetin Olimpik të SHBA, nuk do ta pranojë atë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, Zhao Lijian, pasi administrata e Biden bëri të ditur se është në kontakt me aleatët për një qasje të përbashkët (një bojkot i koordinuar e Pekinit 2022) me të cilën do ti përgjigjen abuzimeve të të drejtave të njeriut në Kinë, veçanërisht në Xinjang.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI