Flash

Ish-sulmuesi i Milan lajthit në Brazil: pozitiv me Covid, thyen karantinën e përplas një bicikletë

Lapsi.al 7 April 2021
Ish-sulmuesi i Milan lajthit në Brazil: pozitiv me Covid, thyen
Ditë e keqe për Luiz Adriano. Ish-sulmuesi i Milanit, tashmë tek Palmeiras, ka ngjallur polemika në Brazil për sjelljen e tij gjatë pandemisë. Pozitiv me Covid-19 (dhe është hera e dytë), ai u largua nga shtëpia pavarësisht nga detyrimi i izolimit për të cuar nënën e tij në supermarket, ku shkaktoi një aksident për fat të mirë pa pasoja të rënda për personin që shtypi. 33-vjeçari i ka dhënë ndihmën e tij menjëherë personit që goditi dhe më vonë kërkoi falje në Instagram: "Unë shkova në supermarket për të shoqëruar nënën time, e cila nuk drejton makinën. Nuk dola asnjëherë nga makina, kam mbajtur gjithmonë maskë, por u përfshiva në një aksident në të cilin makina ime goditi një biçikletë kur dilja nga parkingu. Qëndrova në distancë dhe me maskën të vendosur por nuk mund të mos ndihmoja personin që aksidentova. Të gjithë janë mirë. E di që nuk duhej të dilja nga shtëpia, gabova dhe e pranoj".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI