Flash

Video/ Mbappe golat, Neymar asist: PSG 2-3 spektakël në Mynih, Chelsea sheh gjysëmfinalen që ndeshjen e parë

Lapsi.al 7 April 2021
Video/ Mbappe golat, Neymar asist: PSG 2-3 spektakël në Mynih, Chelsea

Dy fitore në transfertë për PSG e Chelsea që hedhin hpa të rëndësishëm drejt gjysëmfinales së Champions League, me anglezët e Tuchel që pothuaj e kanë siguruar kalimin. Spektakël në Allianz Arena me PSG që del fitues 2-3 përballë kampionëve në fuqi të Europës, si një revansh për finalen e humbur edicionin e kaluar.

BAYERN MUNICH - PSG 2-3

Mungesa të rëndësishme për dy formacionet me bavarezët që duhet të bënin pa golashënuesin e tyre kryesor Lewandowski dhe francezët që prezantoheshin në Mynih pa Verratin e Florenzin me Covid. Një përsëritje e finales së dy viteve më parë, por PSG tregoi shumë shpejt se këtë herë gjërat ishin ndryshe. E në minutën e 12 francezët kaluan në avantazh me një kundërsulm brilant: Neymar hapi prapavijën bavareze e pasi mori me vete edhe Alaba, shërbeu për Mbappe, goditja e të cilit e bëri Neuer të bëjë figurë të keqe. Gjermanët u tronditën nga goli i pësuar. Skuadra e Flick nuk arriti të futet në lojë dhe pësoi inisiativën e francezëve, që shënuan edhe golin e dytë në minutën e 28. Një asist spektakolar i Neymar nxorri vetëm përballë Neuer brazilianin Marquinhos, që shënoi golin e dytë për të besuarit e Pochettinos. Vetëm se një skuadër që kishte fituar cdo gjë të mundshme sezonin e kaluar me 6 trofe në 6 nuk mund të dorëzohej kaq lehtë në shtëpi dhe bavarezët ngritën ritmin dhe gjetën mundësinë të ngushtonin diferencën me ish-sulmuesin e parisienëve Choupo-Moting. Sulmuesi realizoi në minutën e 37, duke i dhënë shpresë gjermanëve për të synuar përmbysjen. Mynih, Bayern e PSG japin goditje e kundërpërgjigje në një lojë të hapur e të mbushur me raste. Presioni i gjermanëve ishte asfiksues, duke i detyruar parisienët të mbylleshin prapa dhe në minutën e 60 Mueller barazoi rezultatin, duke dhënë idenë se tashmë ka kohë edhe për përmbysjen finale. Kohë në fakt që vlente për avantazhin tjetër, atë final të PSG, që shkoi në gol me njeriun e saj simbol Mbappe. Sulmuesi shënon në minutën e 68, duke fiksuar rekordin e tij realizues në një edicion të vetëm të Champions League: tetë gola, asnjë lojtar francez nuk ka shënuar më shumë në një sezon të turneut, duke barazuar Wissam Ben Yedder në 2017-18 e David Trezeguet në 2001-02. Një dygolësh prestigjoz në Allianz Arena për Mbappe që i dhuron francezëve një rezultat shumë të rëndësishëm për kthimin në Parc des Princes.

PORTO - CHELSEA 0-2

Klasi dhe cinizmi i japin ndeshjen e parë të çerekfinales Chelsea, i cili me 2-0 të fituar në Sanchez-Pizjuan në Sevilje bën një hap të madh përpara drejt gjysmëfinales së Champions League, duke marrë parasysh që ndeshja, megjithëse në një fushë neutrale, kishte vendas një Porto që u ndëshkua nga gabime individuale të skuadrës së Conceição, që kishte qenë e aftë të eleminonte Juventusin në 1/8. Në tokën andaluziane u luajt një sfidë e mbushur me raste e emocione, edhe pse impakti i Blues dhe Dragoes ishte i ndrojtur. Pas një faze fillestare studimi, loja u ndez: në të 12', Mathieu provoi me të djathtën e tij fluturimthi, duke fshikulluar kryqëzimin e shtyllave, me Mendy të palëvizshëm. Në të 23’, një mundësi tjetër për portugezët, me Pepe që shërbeu për Zaidu i cili, nga fare pranë e dërgoi topin mbi traversë. Pikërisht në momentin më të mirë të miqve, londinezët kaluan në avantazh: në të 32’, Jorginho shërbeu Mount vertikalisht, i cili bëri gjithcka në mënyrë magjike për të mundur Marchesin. Porto reagoi, por nuk arriti të shkojë përtej një goditje me kokë të Pepe, pa mundur të shqetësojë Mendy. Pjesa e dytë nis me një rast të Ëerner, por në të 57’, Luis Diaz i shkoi shumë pranë barazimit 1-1 me një të djathtë në hyrje të zonës që përfundoi pak centimetra nga shtylla në të majtë të portierit. Rezultati megjithatë ndryshon vetëm një minutë pasi Pulisic tronditi traversën në kundërsulm. Pikërisht në minutën e 85 Chilwell dyfishoi shifrat, duke përfituar nga gabimi i Coronas. Chelsea fiton kështu raundin e parë dhe do të kthehet në 13 prill, përsëri në Sanchez-Pizjuan, por këtë herë si pritës: Conceição do të ketë nevojë për një arritje të vërtetë për të përmbysur rezultatin dhe për të rrëmbyer gjysmëfinalen.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI