Flash

I kërcënojnë familjen: dorëhiqet Drejtori i Marketingut i Schalkes

Lapsi.al 8 April 2021
I kërcënojnë familjen: dorëhiqet Drejtori i Marketingut i

Drejtori i marketingut i klubit gjerman të futbollit Schalke 04 ka dhënë dorëheqjen për shkak të kërcënimeve ndaj tij dhe familjes së tij, pasi ekipi përballet me rënien nga Bundesliga. Një situatë shumë delikate e klubit, që ka pasoja edhe në zemëratën e tifozëve, disa prej tyre që nuk i kanë rezistuar dëshirës për të shfryrë dufin ndaj Alexander Jobst.

Jobst drejtoi operacionet e marketingut të Schalke për 10 vjet, mbikëqyri marrëveshjen fitimprurëse të sponsorizimit me kompaninë shtetërore ruse të gazit Gazprom, por tani financat e klubit janë në telashe serioze për shkak të shpenzimeve të mëdha për lojtarë dhe pandemisë së koronavirusit. Në një deklaratë, klubi shpjegon se për Jobst "kufiri është tejkaluar", pasi pësoi një seri kërcënimesh kundër tij dhe familjes së tij. Schalke ka fituar vetëm një ndeshje në kampionat gjatë gjithë sezonit dhe është në vendin e fundit me 10 pikë në 27 ndeshje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI