Flash

Champions League: asistenti i kërkoi autograf Haaland, por mund ta pësojë keq nga UEFA

Lapsi.al 8 April 2021
Champions League: asistenti i kërkoi autograf Haaland, por mund ta

Të gjithë emrat e mëdhenj në futbollin evropian po e ndjekin, por jo vetëm. Menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë të Manchester City-Borussia Dortmund, Erling Haaland, golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, u filmua nga kamerat brenda tunelit ndërsa po nënshkruante një autograf për një nga ndihmësit e gjyqtarëve Hategan. Octavian Sovre.

Një gjest që nuk e prishi humorin e Pep Guardiola, i pyetur në fund të ndeshjes se çfarë ndodhi. "Ma thanë, por unë nuk pashë asgjë. Ndoshta ai është një tifoz i Haaland, kështu që pse jo? - shpjegoi tekniku i Citizens - Arbitrat ishin të shkëlqyer, ndeshja nuk ishte problem. Penalltia e anuluar nga Var? Më thanë se nuk ishte. E për golin e anulluar ndaj Bellingham, këmba e tij ishte më lartë se sa pritej, kështu që asistenti ishte i përsosur. Ndoshta ai autograf ishte për një nga djemtë e tij".

SOVRE U NDALUA NJË MUAJ PËR ÇËSHTJEN PSG-BASAKSEHIR

Octavian Sovre ishte një nga gjyqtarët e kontestuar që drejtoi Psg-Basaksehir. Gjatë ndeshjes, zyrtari i katërt, Sebastian Coltescu, iu drejtua një anëtari të stafit turk me shprehjen 'negru', një gjest që bëri që dy skuadrat të largohen nga fusha. Muaj më vonë, Organizmi Disiplinor, Etik dhe i Kontrollit i UEFA gjithashtu ndërmori masa kundër Sovre, të qortuar "për shkeljen e nenit 11 (1) DR dhe nenit 6 (1) të termave dhe Kushteve të Përgjithshme për gjyqtarët që arbitrojnë ndeshjet e UEFA, ose më ndryshe për sjellje të papërshtatshme gjatë një ndeshje të turneve Uefa për të cilën ai ishte emëruar" dhe u urdhërua "të merrte pjesë në një program edukativ sa më shpejt të ishte e mundur, por para datës 30 qershor 2021 nën kushtet e vendosura nga shërbimet e gjyqtarëve të Uefa". Pas rastit të fundit të autografit, UEFA mund të marrë masa më serioze.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI