Flash

Video/ Ajax shpenzon avantazhin dhe një penallti e mposhtet nga Roma: Arsenal i komplikon punën vetes

Lapsi.al 8 April 2021
Video/ Ajax shpenzon avantazhin dhe një penallti e mposhtet nga Roma:

Cerekfinalet e para të Europa League kanë dhuruar befasi interesante dhe përmbysje vetëm në një rast: në Amsterdam Arena Ajza shpenzoi avantazhin dhe një penallti të humbur nga Tadic, duke lejuar Romën të përmbysë gjithcka në pjesën e dytë. Fitore pothuaj kualifikuese për Manchester United, që doli me një 0-2 nga Granada, ndërsa edhe Villareal është i sukseshëm në Zagreb me Dinamon. Tronditet Arsenal në Emirates me një 1-1 që i jep më shumë se një favor Slavias në kthimin në Pragë.

Në momentin më delikat, Roma ringjallet përsëri. Në Amsterdam, në Johann Cruijff Arena, ekipi i Fonseca, që kishte pësuar avantazhin e Klassen, ishte njëmbëdhjetë metra larg një kolapsi të mundshëm dhe me pasojë mbylljen e parakohëshme të sezonit. Fati, megjithatë, ose më saktë duart e Pau Lopez deri në atë moment në një mbrëmje të keqe, kishin një plan tjetër dhe skenari i ndeshjes në minutën e 53 të lojës u përmbys plotësisht: penalltia e humbur nga Tadic ishte kthesa pozitive. Katër minuta më vonë, kolegu i ri, Scherpen portieri i tretë i Heshtarëve, i dhuroi barazimin Pellegrinit dhe pjesën tjetër, mes një pritjeje e tjetrës së Lopez, e bëri Ibanez me një 2-1 në Hollandë me rëndësi themelore në udhëtimin në Europa League.

Në ndeshjen e vajtjes për cerekfinalet e Europa League, fitojnë Manchester United e Villarreal. Red Devils kaluan 2-0 në shtëpinë e Granadas falë Rashford (31’) e penalltisë së Bruno Fernandes (90’). Ndeshje e vendosur nga 11 metrat edhe në Kroaci: Nëndetësja e Verdhë mposht 1-0 Dinamo Zagreb me Gerard Morenon (44’). Arsenal, ndërkohë, nuk shkoi më shumë se 1-1 në shtëpi kundër Slavia Praga: Pépé (86’) iluzionoi Gunners, që u arritën në të 94’ nga Holes.

EUROPA LEAGUE - QUARTER-FINALS

Ajax 1 - 2 Roma

Arsenal 1 - 1 Slavia Prague

Dinamo Zagreb 0 - 1 Villarreal

Granada 0 - 2 Manchester United

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI