Flash

"Nuk bëmë asgjë si dihet, afrimi me kreun na prishi punë": Shehi shfryn pas barazimit në Korçë

Lapsi.al 10 April 2021
"Nuk bëmë asgjë si dihet, afrimi me kreun na prishi

"Nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Do ishim të kënaqur me fitoren. Futbolli është i tillë, duhet ta pranojmë rezultatin dhe të përgatitemi për ndeshjet e tjera. Kemi tentuar të luajmë poshtë shpejt dhe vertikal, për të hapur zonat. Duhet të ishim më konkretë te rastet që na u dhanë, Mund të bënim më mirë, por është e vështirë ndaj një kundërshtari që rri i mbyllur në mbrojtje dhe nuk lë hapësira". Orges Shehi nuk e fsheh zhgënjimin për rezultatin pas 0-0 në Korcë me Skënderbeun. Tekniku i Tiranës, u kthye në qytetin që i ka dhënë shumë sportivisht me shpresën se do të vazhdonte rikuperimin entuziast drejt titullit kampion, por gjërat kanë dalë ndryshe: "Lojtarët ndoshta ngarkohen më shumë, kur afrohen me kreun apo kur përmendte titulli. Ndoshta ishim më të ngarkuar dhe nuk i shfrytëzuam rastet dhe të shënonim për fitoren".

Akoma më tek, në një shpjegim se cfarë nuk funksionoi, fjalët rëndojnë mbi lojtarët, që nuk ndoqën direktivat e trajnerit: "Në disa momente e kemi zgjidhur keq, gjatë javës kemi punuar nga krahët. Duhet të bënim më mirë, sidomos nga krahët. Nuk donim të luanim në qendër. Kundërshtari atë ka lojë të fortë të marri topin dhe të niset në kundërsulm. Megjithatë kur minutat kalojnë dhe nuk shënon, atëherë gjithçka vështirësohet".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI