Flash

Video/ Dy gola për vendin e parë: Teuta i falet Vilës së vogël e Bregut

Lapsi.al 10 April 2021
Video/ Dy gola për vendin e parë: Teuta i falet Vilës së

Asnjë gabim. Teuta nuk zhgënjen pritshmëritë, duka kaluar pa problem 0-2 Apoloninë në javën e 27 të Kategorisë Superiore. Tre pikë për Martinin që e cojnë në krye të renditjes e vetme, duke parë ndalesën e Vllaznisë në Lac. Për Apoloninë mbetet fundi i renditjes dhe një Kategori e Parë gjithnjë e më pranë.

Në letër ishte ndeshja që duhej fituar dhe në fushë durrsakët bënë të njëjtën gjë. Një fitore shumë e rëndësishme, në vazhdën e serisë së sukseseve, me një performancë dominuese të 11 shes së

Martinit, që nuk e vuri asnjëherë në rrezik fitoren. Lorenco Vila zhbllokoi sfidën në minutën e 20’ duke e bërë gjithcka të thjeshtë për Teutën, në një transfertë ku të tjerë më parë kishin gabuar. Nuk e bëri këtë formacioni durrsak, që llogaritë i mbylli me yllin e saj Dejvi Bregu, që i vuri firmën rezultatit në minutën e 55’.

Një fitore pa shumë vuajtje për Teutën, që tashmë do të luajë në shtëpi në mesjavë me Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës. Por ndërkohë i gëzohet vendit të parë me 49 pikë, duke e parë renditjen e Superiores të gjithën nga lart.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI