Flash

Video/ Juventus mban shtrënguar Champions, Napoli e Lazio nuk heqin dorë: ja të gjitha rezultatet

Lapsi.al 11 April 2021
Video/ Juventus mban shtrënguar Champions, Napoli e Lazio nuk heqin

Inter vazhdon të kryesojë, e pashqetësuar, por beteja e vërtetë bëhet në zonën Champions, ku Juventus, Napoli, Atalanta e Lazio nuk duan të heqin dorë. Bardhezinjtë nuk ngurrojnë të marrin një fitore 3-1 ndaj Genoas, ndërsa Napoli imponohet kundër skuadrës tjetër genoane, Sampdoria. Fitoi edhe Lazio, që doli në fund me tre pikë nga transferta e Veronës.

JUVENTUS - GENOA 3-1

Juventus nuk bën asnjë gabim dhe i jep vazhdimësi fitores së arritur në rikuperimin me Napolin. Në javën e 30 të Serie A, ekipi i Pirlos mundi Genoan 3-1 dhe vazhdon ta ndjekë Milanin. Në Allianz Stadium Kulusevski (4') zhbllokoi ndeshjen pas një veprimi interesant nga Cuadrado, pastaj Morata (22') dyfishoi duke shtyrë në rrjetë topin e kthyer nga shtylla pas goditjes së CR7. Në pjesën e dytë Scamacca (49') rihapi ndeshjen me një goditje me kokë, por McKennie (70') riktheu distancën dhe vulosi rezultatin. Tre gola dhe tre pikë për Champions League. Juve i përgjigjet Interit dhe Milanit dhe mbetet në shinat e tyre. Një ndeshje e ndarë në tre akte mund të konsiderohet ajo që u luajt në Stadium. Në aktin e parë, skuadra e Pirlos e nisi fort, vrapoi dhe dominoi, pastaj në aktin e dytë, në fillim të pjesës së dytë, bie dhe dridhet para se të rikuperojë intensitet në aktin e tretë pas golit që mbylli ndeshjen. Të gjitha me disa lajme të mira për Pirlon pavarësisht performancës nën ton të CR7. Duke filluar nga prova e Rabiot dhe Bentancur, më në fund më agresivë dhe të shpejtë për tu vendosur. Deri në shpërthimet e Kulusevskit dhe McKennie dhe kthimin tek goli i Moratës.

SAMPDORIA - NAPOLI 0-2

Napoli mund Sampdoria në Genova dhe ruan të paprekur distancën nga grupi që lufton për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League. Fabian Ruiz, dhjetë minuta nga fundi i pjesës së parë, pas një kombinimi të shkëlqyeshëm me Osimhen dhe Zielinski, kaloi të kaltrit në avantazh. Në pjesën e dytë vetë nigeriani, pas një shkëputje të pashqetësuar nga askush, u kujdes për mbylljen e ndeshjes që vazhdon ta bëjë Gattuso të ëndërrojë Evropën që llogaritet.

VERONA - LAZIO 0-1

Kundër Veronës, Lazio merr në shtëpi një fitore të katërt radhazi, tepër të cmuar, në kampionat, që i lejon të mbajë hapin Champions. Pjesa e parë në Bentegodi pa bardhekaltrit të tentonin të bënin ndeshjen e ti shkonin pranë avantazhit me një shtyllë të goditur nga Immobile. Goli do të vijë me Caicedon, por Var e anulloi për një faull të tij ndaj Magnani. Mendoi pastaj Milinkovic-Savic të shënonte në minutën e 92’, me një goditje me kokë, golin fitues të ndeshjes.

SERIE A

Inter 1 - 0 Cagliari

Juventus 3 - 1 Genoa

Sampdoria 0 - 2 SSC Napoli

Hellas Verona 0 - 1 Lazio

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI