Flash

FSHF kërcënon Asamblenë e KOKSH dhe sulmon Fidel Yllin: "Motive politike për manipulim zgjedhjesh"

Lapsi.al 11 April 2021
FSHF kërcënon Asamblenë e KOKSH dhe sulmon Fidel Yllin:

Një letër e hapur me tone kërcënuese pikërisht pak ditë përpara Asamblesë Zgjedhore të KOKSH. Ky është reagimi i parë i Federatës Shqiptare të Futbollit pas përjashtimit nga e drejta e votës në procesin e 17 prillit, bashkë me 22 Federata të tjera. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë i prerë në mesazhin e tij, duke kërkuar unifikimin e të gjithëve për të shmangur "manipulimin" që, sipas tij, po tentojnë të bëjnë në favor të politikës.

Sulmi i Federatës së Futbollit është i orientuar drejt kandidatit për president të KOKSH, Fidel Ylli, njëkohësisht edhe në listat e PS për zgjedhjet e 25 prillit: "Ne e kemi kundërshtuar përfshirjen në kandidim për president të një deputeti që synon të zgjidhet përsëri në listën e PS. Ky është një politizim i hapur dhe shumë i dëmshëm për një organizatë sportive, që në statutin e saj përcaktohet si apolitike. Është e qartë që edhe vetëm kandidimi i një personi me pozicionim të qartë partiak është një faj i rëndë" shkruhet në letrën e hapur të Dukës.

LETRA E HAPUR E PRESIDENTIT TW FSHF, ARMAND DUKA

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar përpara asamblesë zgjedhore.

Caktimi i datës së zhvillimit të saj në kulmin e fushatës së zgjedhjeve politike, vetëm 7 ditë përpara datës 25 prill, është një veprim që synon të ndikojë politikisht në rezultatin e tyre. Ne e kemi kundërshtuar përfshirjen në kandidim për president të një deputeti që synon të zgjidhet përsëri në listën e PS. Ky është një politizim i hapur dhe shumë i dëmshëm për një organizatë sportive, që në statutin e saj përcaktohet si apolitike. Është e qartë që edhe vetëm kandidimi i një personi me pozicionim të qartë partiak është një faj i rëndë.

Opinioni sportiv është njohur me tentativën e një komisioni anonim, që kërkon të ndikojë në procesin zgjedhor duke përjashtuar nga kandidimi dhe votimi individë dhe 23 federata anëtare të KOKSH. Kjo është një tentativë jo statutore që synon të ndryshojë votuesit dhe listën e kandidatëve për ti hapur rrugë manipulimit të zgjedhjeve. FSHF dëshiron ti bëj të qartë iniciatorëve të këtyre veprimeve se, nëse vazhdojnë me këto veprime, do të kallzohen penalisht në gjykatë.

FSHF i fton të gjithë anëtarët e KOKSH që të përdorin të drejtën e tyre të votimit për të ndryshuar historinë e deritanishme të kësaj organizate dhe për ta rikthyer atë në rrugën e ligjshmërisë. Nëse dikush mendon se mund të përdorë presionin politik mbi anëtarët e Asamblesë apo se mund të manipulojë zgjedhjet, atëherë le të bëhemi bashkë për të treguar forcën dhe vullnetin tonë në dobi të sportit dhe drejtësisë.

KOKSH është organizata jonë dhe jo e atyre që e kanë marrë peng politikisht dhe duan të vazhdojnë ta mbajnë peng edhe në të ardhmen.

Armand DUKA

President i Federatës Shqiptare të Futbollit

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI