Flash

L'Equipe shuan ëndërrat parisiene për Messin dhe i fut frikën PSG: Leo bën presion për rikthimin e Neymar

Lapsi.al 12 April 2021
L'Equipe shuan ëndërrat parisiene për Messin dhe i fut

Messi po tenton me cdo kusht që Neymar të kthehet në Barcelonë. Ndërsa PSG dhe drejtori sportiv Leonardo janë duke punuar për rinovimin e kontratës së brazilianit, e cila skadon në qershor 2022, vetë Pleshti po bën presion "pothuajse çdo ditë" që ish-shoku i tij i skuadrës të riveshë fanellën Blaugrana. 'L'Equipe' e ka zbuluar prapaskenën. Meqenëse Laporta është përsëri president i Barcelonës, lamtumira e Messit duket më larg: një qëndrim i "Pleshtit" do të ishte edhe më i mundshëm përballë perspektivës për të pasur Neymar përsëri në krah të tij.

Sipas Equipe, Laporta e ka sprapsur përfundimisht sulmin e Manchester City. Messi dhe Neymar luajtën së bashku për katër sezone në Blaugrana, duke fituar 9 tituj, përfshirë një Ligë të Kampionëve në 2015. Pastaj, dy vjet më vonë, erdhi vendimi i brazilianit për të kaluar në Paris, me PSG që pagoi klauzolën e lirimit prej 222 milion euro, një rekord. Për një kthim të Neymar në Barcelonë, pengesë mbetet deficiti i madh i shoqërisë (1.17 miliardë euro) dhe vendosmëria e klubit kampion i Francës për të rinovuar me sulmuesin e tij - në të njëjtat kushte - kontratën në fuqi (36.8 milion euro) në vit).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI