Flash

Historia e pabesueshme: në Kolumbi skuadra zbriti në fushë me… 7 lojtarë

Lapsi.al 12 April 2021
Historia e pabesueshme: në Kolumbi skuadra zbriti në fushë
E pabesueshme ajo që ndodhi në Kolumbi dhe më saktësisht Rionegro Aguilas, një ekip që luan në kampionatin elitar amerikanojugor. Për shkak të një vatre infeksioni të Covid që shpërtheu ditët e fundit, ekipi e gjeti veten me lojtarët të numëruar, për sfidën e planifikuar për orët e fundit kundër Boyaca Chicò. Megjithatë, Federata kolumbiane ka vendosur që gara të zhvillohet. Prandaj, Rionegro Aguilas u paraqit me lojtarët e vetëm që kishte në dispozicion: vetëm 7 nga të cilët 2 portierë. Çdo gjë është e dokumentuar më së miri përmes mediave sociale, ku ekipi, duke filluar nga grumbullimi, tregoi mosbesimin për atë që po ndodhte. Në fillim, Aguilas u rreshtua me skemën 2-1-2-1 dhe portierin e dytë në mbrojtje. Imazhet shkuan menjëherë nëpër botë me Marca dhe ESPN të cilët treguan këtë histori të pabesueshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI