Flash

Juventus rigjen Bonuccin: mbrojtësi mposht Covid, negativ në tamponin e fundit

Lapsi.al 12 April 2021
Juventus rigjen Bonuccin: mbrojtësi mposht Covid, negativ në tamponin

Momenti më i keq për Juventus duket se ka kaluar. Pas rezultateve që e mbajnë në zonën Champions, bardhezinjtë po rikuperojnë edhe pjesët. Kështu, edhe Leonardo Bonucci është tani në dispozicion të teknikut Andrea Pirlo, pasi është shëruar nga Covid. Klubi i Juventusit e bëri njoftimin në faqen e tij zyrtare, duke saktësuar se tamponi i futbollistit është negative në testin anti-Covid. Mbrojtësi tashmë mund të bashkohet menjëherë me pjesën tjetër të grupit për stërvitje.

Ky është njoftimi për shtyp i klubit torinez: "Leonardo Bonucci ka kryer, sipas protokollit, dy kontrolle me prova molekulare (tampon) për Covid-19 me rezultate negative. Lojtari i shëruar dhe nuk i nënshtrohet më regjimit të izolimit por do të bashkohet me ekipin nesër pasdite në Qendrën stërvitore".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI