Flash

Euro 2020 me më shumë lojtarë në skuadra: UEFA i thotë jo vaksinimit të futbollistëve

Lapsi.al 13 April 2021
Euro 2020 me më shumë lojtarë në skuadra: UEFA i thotë

Dritë jeshile për zmadhimin e organikave, por jo vaksinimit për pjesëmarrësit. Këto janë vendimet e Uefa-s në funksion të Kampionatit Evropian, që do të ratifikohen me rastin e Komitetit Ekzekutiv, i cili do të mblidhet të hënën me 19 prill. Sipas La Repubblica, do të jepet aprovimi për grumbullimin e 25 lojtarëve (aktualisht janë 23), siç kërkohet me zë të lartë nga trajneri i Italisë Mancini, ndërsa mundësia e vaksinimit të protagonistëve të turneut do të përjashtohet, nëse nuk ndodh për shkak të indikacioneve specifike të qeverive kombëtare.

Vendimi tjetër, themelor, që do të merret të hënën e ardhshme do të jetë ai në lidhje me qytetet pritëse. Organizmi që drejton futbollin evropian pret sigurime deri në fund të kësaj jave nga Roma, Dublini, Bilbao dhe Monako, që duhet të garantojnë praninë e publikut në stadiume, megjithëse me hyrje të kufizuara.

Presioni mbi institucionet është i lartë dhe ditët e fundit presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, i ka dërguar një letër Kryeministrit italian, Mario Draghi, në të cilën i kërkon "të ndërhyjë për t'u siguruar që UEFA mund të konfirmojë caktimin e ndeshjes inauguruese" të Kampionatit Evropian "dhe garave pasuese të planifikuara në vendin tonë ". Italia duhet të lejojë zënien e të paktën 25% të vendeve në Olimpico në Romë, vendi, ndër të tjera, i ndeshjes inauguruese Turqi-Itali (më 11 qershor në orën 21:00).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI