Flash

"Më lehtë fiton Ferrari Botërorin se Juventus titullin": Lippi tregon batutën e Agnellit dhe lutjen në varrin e të atit

Lapsi.al 12 April 2021
"Më lehtë fiton Ferrari Botërorin se Juventus

Marcello Lippi, trajneri i dytë më i suksesshëm në historinë e Juventusit, me trembëdhjetë trofe, feston ditëlindjen e 73 me një intervistë për mikrofonat e "Ricomincio dal No", në të cilën ka folur për Juventus e Gianni Agnelli, "Avokati" historik, për shumë vite pronari i Zonjës së Vjetër: "Avokati ishte një karakter shumë i fortë, ai ishte me të vërtetë fantastik. Ai nuk vinte për të parë Juven në stadium, preferonte të shkonte për të parë Inter ose Milan. Kjo ndodhte sepse, kur mbërrita në Torino për herë të parë në 1994, kishin kaluar dhjetë vjet që ekipi nuk kishte fituar titullin. Mbaj mend një ditë kur avokati ishte për të parë Interin dhe i bënë një intervistë. E pyetën se si e shihte situatën e Juves. Në atë vit Ferrari po shkonte keq, pak a shumë si tani, dhe ai tha: "Epo është më lehtë për Ferrarin të fitojë Botërorin sesa Juventus titullin". Ne u bëmë kampionë të Italisë në fund të sezonit. Kështu që Avokati erdhi të na përshëndeste dhe të na përgëzonte. Kur shkova ta përshëndes ai tha:" A e shihni këtë zotëri? 99% është merita e tij nëse fituam kampionatin".

Ish-trajneri i Juventusit më pas bëri një pauzë për të folur për babanë e tij: "Babai im e urrente Juven, ai ishte një socialist i vjetër nga ata në lokal që urrente pushtetin. Ndoshta një lojtar kundërshtar mund ti thyente këmbën një lojtari të Juventusit dhe gjyqtari jepte penallti dhe ai prapë do thoshte: "Nuk është e vërtetë, nuk ishte penallti". Ai ishte një anti-Juventus në bindje. Ai vdiq në '91, kur shkova te Juve në '94, unë shkova në varrin e tij dhe i thashë: "Baba, ki durim, por unë jam duke shkuar tek Juve. Qëndromë pranë, do ta kuptosh, por unë do të shkoj te Juve", përfundoi Lippi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI