Flash

Kupa e Shqipërisë/ 90 minuta për një finale: formati me ndeshje teke nuk njeh favoritë

Lapsi.al 13 April 2021
Kupa e Shqipërisë/ 90 minuta për një finale: formati me

Në pritje të nisin sprintin final në kampionat, në fazën e katërt të Superiores, katër nga 10 skuadrat e kompeticionit duhet të bëjnë edhe një sforco të fundit në mesjavën e gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Përplasja më e fortë është ajo mes Vllaznisë e Lacit. Katër ditë pas 0-0 në kampionat, dy skuadrat zbresin në fushë me fushë të këmbyer për të kërkuar një vend në finale e Kupës. Shkodranët tashmë do të presin kundërshtarin në fushën e tyre me shpresën për ti shkuar deri në fund të dy objektivëve. Të njëjtën ide ka edhe Duro, por 90 minutat e gjysëmfinales teke do ti duhet ti luajë jashtë fushës dhe ky është një disfavor thelbësor, edhe pse në kampionat bardhezinjtë kanë treguar se kanë ditur të imponohen në Loro Borici.

Në letër, nuk duket kaq impenjative për Teutën, duke qenë se do të luajë kundër një kundërshtari që të gjithë vëmendjen e ka të përqendruar të arrijë një mbijetesë të komplikuar edhe pa lodhjen e mesjavës. E megjithatë, Skënderbeu ka treguar se është krejtësisht i paparashikueshëm dhe do të mundohet ti luajë armët që disponon, për të provuar të arrijë një mision të vështirë, por asnjëherë të pamundur, kundër kryesuesve të kampionatit. Martini nuk dëshiron të ulë tonusin e skuadrës, edhe pse të njëjtën sfidë do ti duhet ta përsërisë në fundjavë, ku përsëri do të jetë visitor në Korcë për tu ndeshur me Skënderbeun. Një lloj testi për të kuptuar prioritetet e dy skuadrave, ndoshta me shumë mundësi durrsakët i duan të dyja. Sigurisht në këtë moment të kampionatit nuk është e lehtë të bësh tre ndeshje në javë dhe të gjithë gjysëmfinalistët i provuan pasojat e lodhjes së Kupës edhe pas cerekfinleve, kështu që ndonjë turnover nuk është utopi, pavarësisht se të mërkurën në orën 16:00 luhet një vend në finale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI