Flash

FOTO/ U turpërua se Ronaldo nuk i dha fanellën: shokët e skuadrës i sjellin Gosens bluzën e CR7

Lapsi.al 13 April 2021
FOTO/ U turpërua se Ronaldo nuk i dha fanellën: shokët e

Dhurata e shumëpritur më në fund arriti, edhe pse jo saktësisht në mënyrën që ai e kishte imagjinuar. Robin Gosens mori, nga shokët e skuadrës të Atalantës, fanellën e Juventusit të Cristiano Ronaldos, një lloj shakaje që i referohet autobiografisë së tij, në të cilën gjermani thotë se ai kërkoi fanellën e CR7 në fund të një ndeshjes me bardhezinjtë dhe mori një refuzim të ashpër nga ana e portugezit.

Në libër, Gosens thotë se Ronaldo nuk e pa as në sy dhe se, në atë moment, ai kishte ndjerë shumë turp për situatën. Tani, megjithatë, ai duket se e ka lënë çështjen pas krahëve, duke pasur parasysh edhe të qeshurat me të cilat ai mirëpriti respektin e shokëve të tij të dhomave të zhveshjes. Video, e publikuar në story nga Freuler në Instagram, u filmua pak nga të gjithë lojtarët zikaltër dhe ndoshta mund të shërbejë si karikim në vigjilje të ndeshjes së të dielës kundër bardhezinjve...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI