Flash

Dëmtime të shumta, PSG-së nis ti peshojë stili i jetës së Neymar: "Nuk mundem më"

Lapsi.al 13 February 2021
Dëmtime të shumta, PSG-së nis ti peshojë stili i jetës
Për disa është mallkimi i Barcelonës, për të tjerët ai i marsit. Fakti mbetet që Neymar, para sezonit të kaluar, është ndalur në muajin e mallkuar për pesë vjet rradhazi dhe, duke marrë parasysh që për dëmtimin e fundit të pësuar kundër Caen atij do t'i duhet të pushojë të paktën një muaj (duke kapërcyer sfidën e dyfishtë të Champions me Barcelonën), edhe ky sezon rrit rekordin... Shumë e kanë lidhur këtë rrethanë të rastësishme me faktin se ditëlindja e motrës bie në 11 mars dhe dihet se sa lojtari brazilian i do festat... Pikërisht, stili i jetesës, sipas l'Equipe, po i lodh drejtuesit e PSG të cilët, edhe pse e vlerësojnë angazhimin e Neymar në stërvitje dhe në fushë, nuk mund të mos i lidhin shumë dëmtimet me frekuencën me të cilën kampioni brazilian i kushtohet jetës së natës, duke bërë krahasimin me kampionë të tjerë që, në vend të kësaj, kanë një jetë të rregullt jashtë fushës si Messi dhe Ronaldo. Të dhënat, në fakt, janë të pamëshirshme kur merret parasysh shuma e shpenzuar për ta marrë nga Barcelona: braziliani ka marrë pjesë në vetëm 53.9% të ndeshjeve në dispozicion, duke luajtur vetëm 103 nga 191 ndeshje në të gjitha kompeticionet që kur ka mbërritur në PSG.
Ndërkohë, Neymar kapet me lojën e ashpër me një postim në Instagram: "Trishtimi është i madh, dhimbja është e madhe dhe lotët të vazhdueshëm. Edhe një herë, për disa kohë, do të ndaloj së bëri atë që dua më shumë në jetë: të luaj futboll. Ndonjëherë ndjehem i zemëruar me veten time për stilin tim të lojës, sepse unë dribloj dhe gjithmonë përfundoj duke marrë goditje. Nuk e di nëse problemi jam unë, apo çfarë bëj në fushë. Dhe kjo me të vërtetë më trishton. Më trishton gjithshtu të dëgjoj lojtarë, trajnerë, komentues, apo kushdo tjetër, duke thënë 'ai i meriton goditjet', 'është një simulues', 'gjithmonë qan', 'një fëmijë i llastuar' etj. Sinqerisht, kjo më trishton dhe nuk e di sa do të duroj më. Unë thjesht dua të jem i lumtur duke luajtur futboll. ASGJË MË SHUMË".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI