Flash

"Dikush spiunonte formacionin e Barcelonës": Erwin Koeman rrëfen vështirësitë e të vëllait në pankinë

Lapsi.al 2 February 2021
"Dikush spiunonte formacionin e Barcelonës": Erwin Koeman

Të stërvisësh Barcelonën nuk është kurrë e lehtë, e jo më në një sezon të tillë. Përmbysja e epokës së Setien, problemet ekonomike të shoqërisë, një përplasje me Messin që shfaqet gjithnjë në horizont... Duhej dikush vërtet me kurajë për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të skuadrës blaugrana në momentin më të komplikuar të mijëvjeçarit të ri. Gjithësesi, Ronald Koeman nuk quhet "Rambo" kot. Holandezi u largua nga pankina e kombëtares për t'i ardhur në ndihmë klubit me të cilin ka luajtur dikur. E, ashtu si ka bërë të ditur për Voetbal International vëllai i tij Erwin, vështirësitë nuk munguan, veçanërisht në muajt e parë shumë të komplikuar të menaxhimit ...

Problemet që Koeman i imagjinonte, megjithatë, sepse ajo pankinë nuk është si të gjithë të tjerat... "Ekziston pak tension, më shumë sesa ai që kishte kur ishte trajner i ekipit kombëtar të Hollandës, sepse Barcelona nuk është si një ekip kombëtar, nuk mund ta stërvisësh një herë në tre muaj". Erwin ka shpjeguar se vëllai i tij është plotësisht i integruar në projekt. "Ronald është plotësisht i përqendruar te Barcelona, është e vetmja gjë për të cilën ai mendon. Jemi në kontakt shpesh dhe flasim për klubin, lojtarët dhe familjen. E nganjëherë i jap disa këshilla ”. Ndoshta edhe për të zgjidhur situata delikate: “Gjatë muajve të parë dikush në dhomat e zhveshjes spiunonte formacionin. Por është një problem që Ronald e ka zgjidhur”. E çdo referencë ndaj polemikave me të riun Riqui Puig nuk duket aq e rastësishme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI