Flash

Juventus refuzoi ofertën monstër për Demiral: prapaskena e ditës së fundit të merkatos me Liverpool

Lapsi.al 2 February 2021
Juventus refuzoi ofertën monstër për Demiral: prapaskena e

Dita e fundit e merkatos së dimrit nuk rezervoi goditje te Juve, por në një moment të caktuar Paraticit i është dashur të mbrohej nga sulmi i minutës së fundit nga Liverpool me zhurmë milionash. Po, sepse Reds u përpoqën të rrëmbenin Merih Demiral nga bardhezinjtë me një ofertë të përbindshme. Klopp po kërkonte një mbrojtës qendror pas dëmtimit të Van Dijk dhe nga Anglia u vendosën 57 milion euro në tryezë për të bindur kampionët e Italisë që të privoheshin nga ish-mbrojtësi i Sassuolos.

Pavarësisht nga propozimi, i cili ishte vërtet joshës në këtë periudhë të vështirësive ekonomike, një "jo" e thatë erdhi nga Torino. Pavarësisht nga hapësira e vogël që ka pasur deri më tani dhe disa pakënaqësi të fshehura keq, Juve dhe Pirlo e konsiderojnë Demitral një lojtar themelor veçanërisht në perspektivë, duke marrë parasysh që Chiellini mund të jetë në hapin e lamtumirës dhe Bonucci jo shumë larg.

Duke parë reagimin, Liverpool vendosi të kthejë sytë nga Ozan Kabak më i lirë, duke ia rrëmbyer Schalkes për rreth 30 milion euro. Një lëvizje që konfirmon se si Milani, i cili para se të kthehej te Tomori kishte kërkuar mbrojtësin turk, kishte pasur të drejtë dhe ishte dorëzuar vetëm ndaj një kërkese ekonomike të konsideruar shumë të shtrenjtë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI