Flash

Inzaghi, rinovimi e bën më jetëgjatin e epokës Lotito: gati një million euro më shumë, përfshirë bonus

Lapsi.al 2 February 2021
Inzaghi, rinovimi e bën më jetëgjatin e epokës Lotito: gati

Numërim mbrapsht në shtëpinë e Lazios, ku ka filluar java vendimtare për firmën për rinovimin e Simone Inzaghit. Sipas Il Messaggero, në fakt, të gjitha detajet janë rregulluar dhe tekniku, që shkon në skadencë në qershor, ka rënë dakord për një periudhë dy-vjeçare deri në 2023 me pagën që rritet nga 2 në 2.4 milion euro neto për sezonin plus 500 mijë euro bonus. Njoftimi mund të mbërrijë edhe sot, ndonëse zyrtarizimi pritet në fundjavë, por e sigurtë është se Inzaghi do të bëhet trajneri me jetëgjatë i epokës Lotito.

Një rekord prestigjioz për trajnerin bardhekaltër, i cili do të nënshkruajë në momentin më të mirë të ekipit të tij, që vjen nga pesë fitore me radhë në kampionat, në luftë të plotë për Ligës së Kampionëve dhe që tani me mendjen për ndeshjen kundër Bayern në 1/8. Një firmë që mbërrin me merkaton e mbyllur dhe pas javësh të gjata negociatash, sepse dialogu u hap zyrtarisht në 9 dhjetor, pas kualifikimit historik për fazat me eleminim direkt të Ligës së Kampionëve. Në periudhën midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri fundi i lumtur i historisë dukej një hap larg, madje edhe vetë trajneri kishte rrëfyer ("Unë kam punuar me Lotito për 17 vjet dhe kemi diskutuar vetëm një herë, nuk do të ketë probleme për rinovimin"), por më pas u vendos që të pritej edhe pak. Tani më në fund nënshkrimi do të mbërrijë, sepse Inzaghi dëshiron të vazhdojë të bëjë historinë e Lazios.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI