Flash

Bartomeu mohon shpërndarjen e shifrave të Messit: "E meriton atë që fiton"

Lapsi.al 1 February 2021
Bartomeu mohon shpërndarjen e shifrave të Messit: "E meriton

"Leo meriton atë që fiton, si për arsye profesionale ashtu dhe komerciale. Pa pandeminë, Barcelona mund ti kishte paguar lehtësisht ato shifra." Ish-presidenti blaugrana, Josep Maria Bartomeu, mbron shifrat e paguara nga klubi për argjentinasin, më shumë se 555 milion në katër vjet, siç zbuloi 'El Mundo' me publikimin e kontratës së tij faraonike. "Është një problem shumë serioz dhe është krejtësisht e paligjshme të zbulosh detajet e kontratave profesionale - vazhdoi Bartomeu për transmetuesin katalanas Esport3 - Të flasësh në TV dhe të bësh akuza është e lehtë, nuk është shaka dhe e gjithë kjo do të përfundojë në gjykatë". Bartomeu në ditët e fundit të presidencës së tij ishte bërë armiku numër një i Messit, ndërsa bashkëjetesa e tyre ishte bërë e pamundur.

Bartomeu pastaj mohoi të ketë zbuluar ai detajet e kontratës së Messit, ku përfshihej një bonus besnikërie prej 38,964,977.05 euro që duhet të paguhet brenda 15 korrikut edhe në rastin kur Pleshti, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në fund të qershorit, largohet nga klubi.

"Messi nuk e shkatërron Barcelonën", i ka bërë jehonë ish-zëvendësi Jordi Mestre, i cili, duke folur për 'Cadena Ser', shpjegoi se "kishim të ardhura prej një miliard euro dhe mund ta përballonim pagën e tij. Messi na ndihmonte të arkëtonim kaq shumë para. Pra, kush pretendon se na shkatërroi, ose nuk e ka idenë se çfarë thotë, ose e bën me keqdashje".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI