Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Juventus gati për hakmarrjen: ja formacioni i Pirlos për të thyer Inter

Lapsi.al 1 February 2021
Juventus gati për hakmarrjen: ja formacioni i Pirlos për të thyer

Me fitoren e tetë në 9 ndeshjet e luajtura në janar, në kampin e Juventus ka ardhur koha për hakmarrje ndaj kundërshtarit të vetëm që i hoqi pikë muajin e kaluar. Nesër në San Siro zhvillohet ndeshja kundër Interit, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë. Për Pirlon infermieria është praktikisht e zbrazët (vetëm Dybala) dhe nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë turn over të madh: Ronaldo nuk do të pushojë dhe do të formojë sulmin me një mes Kulusevki e Moratas, në portë do të jetë Buffon dhe De Ligt do ti japë frymëmarrje Chiellinit.

Vetëm një hap i gabuar në janar, por nga ato që djeg shumë, sepse 15 ditë më parë në San Siro, praktikisht nuk pati fare ndeshje. Tani kalendari i Kupës së Italisë i jep Juves mundësinë për të marrë hak, duke vënë në lojë finalen në Romë. Pas fitores kundër Sampdorias, Pirlo pranoi se më në fund ka gjetur formatin e duhur dhe nesër në mbrëmje do të ketë pak vend për ndryshime. Para Buffon, titullar i Kupës në vend të Szczesny, do të jetë De Ligt dhe një mes Bonucci (favorit) dhe Chiellinit, ndërsa është e mundur që Alex Sandro të zëvendësojë Danilon si mbrojtës i majtë. Në mesfushë, me Cuadrado dhe Chiesa më shumë se të konfirmuar në krahë, Bentancur ndoshta do të jetë feneri qendror mes Arthur dhe McKennie. Megjithatë, hipoteza Rabiot nuk duhet të përjashtohet. Përpara Ronaldo do të drejtojë sulmin, me Morata në balotazh me Kulusevskin për fanellën e dytë titullare. Edhe pse të shtunën do të ketë super-sfidën me Romën në kampionat, Pirlo do të ndryshojë ekipin sa më pak të jetë e mundur, sepse e di që një provë force ndaj Interit do t'i shkaktojë një goditje të rëndë rivalëve të tij dhe do ti dërgojë një mesazh të qartë kampionatit.

FORMACIONI I MUNDSHËM

JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Danilo; Chiesa, Arthur, Bentancur, McKennie; Kulusevski, Cristiano Ronaldo. Tr: Pirlo

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI