Flash

Video/ Vendi i fundit në renditje, turpëron PSG: Pochettino përmbyset nga Lorient

Lapsi.al 31 January 2021
Video/ Vendi i fundit në renditje, turpëron PSG: Pochettino

Një nga Ligue 1 më të ekuilibruar të viteve të fundit nuk pushon së befasuari: Lorient, i fundit në renditje, mundi kryesuesit e Psg 3-2 në minutën e 91, duke i zbritur tashmë të besuarit e Pochettinos në vendin e tretë. Një zhgënjim i madh për Pochettino, që nuk po arrin ti kthejë dominimin kryeqytetasve në Francë.

Një fillim inkurajues për ekipin vendas, që kaloi në epërsi në minutën e 36-të falë kapitenit Abergel, i cili përfitoi nga një top të mbetur në zonë dhe me të djathtën e dërgoi topin poshtë traversës. Nëntë minuta më vonë, megjithatë, PSG barazoi falë Neymar, i cili fitoi dhe shndërroi penalltinë që vlejti 1-1 në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, në të 57', vjen penalltia e dytë për parisianët: Icardi i mori kohën Mendes i cili e rrëzoi në zonë. Nga pika e bardhë braziliani zhvendos Dreyer për herë të dytë dhe kaloi kampionët në avantazh. Duket një pasdite e thjeshtë për PSG, por Pelissier e fiton ndeshjen tek zëvendësimet: në të 61', në fakt, hyjnë në fushë Ëissa dhe Moffi, përkatësisht vendimtar me 2-2 në minutën e 80' (e majtë fituese pas një topi të mbetur në zonë) dhe 3-2 në kohën shtesë (kundërsulm i përsosur i lindur nga një gabim i Mbappé). Humbja e pestë në kampionat për ekipin e Pochettino, i cili duhet të heqë dorë nga kryesimi i Ligue 1.

Në ndeshjet e tjera, Nice është mposhtur në shtëpi ndaj Saint Etienne me rezultatin 0-1. Angers ka triumfuar 3-1 ndaj skuadrës së Nimes. Metz ka mposhtur në transfertë me rezultatin 2-4 skuadrën e Brest, ndërsa Reims ka fituar në transfertë ndaj Strasbourg minimalisht 0-1.

FRANCE - LIGUE 1

Nice 0 - 1 Saint-Etienne

Angers 3 - 1 Nimes

Brest 2 - 4 Metz

Lorient 3 - 2 Paris Saint-Germain

Strasbourg 0 - 1 Reims

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI