Flash

Zidane rrezikon shkarkimin: Real sfidon Romën për Allegrin

Lapsi.al 31 January 2021
Zidane rrezikon shkarkimin: Real sfidon Romën për Allegrin

Ka vetëm një trajner tashmë në qendër të vëmendjes së klubeve të rëndësishme europiane dhe ai është Max Allegri. Në javën në të cilën flitej për të ardhmen e afërt (duke filluar nga qershori) të Allegrit tek Roma, humbja në shtëpi e Real Madrid me Levante nuk bëri asgjë tjetër përveç dëmtoi edhe më shumë marrëdhënien mes Zidane dhe Florentino Perez. Kjo ishte mëse e mjaftueshme, që vetëm pak orë më pas e përditshmja spanjolle Sport të flase për ish-trajnerin e Juventusit si trajnerin e ardhshëm të blancos.

Zgjidhja Roma vlerësohet shumë nga Allegri i cili mund të kalojë më shumë kohë me partneren e tij, Ambra Angiolini, e cila jeton në kryeqytet, dhe do ta lejonte atë të mos ishte shumë larg Livornos, qyteti i tij. Kontaktet me klubin verdhekuq, që tashmë e ka zgjedhur për sezonin e ardhshëm, gjithnjë nëse nuk ka përmbysje drastike, janë konstante. E megjithatë flitet për qershorin e ardhshëm. Nuk është në fakt një mister që, përtej asaj që raportojnë gazetat spanjolle, Florentino Perez ka identifikuar Allegri si trajnerin e duhur për të ardhmen e Real Madrid. Pas humbjes me Levante ekziston frika se situata mund të precipitojë dhe një hap i gabuar i mundshëm të shtunën e ardhshme me të fundit në renditje, Huesca, do ti bënte drejtuesit e Madridit të ndryshonin drejtimin teknik në mënyrë që të mos rrezikojnë gjithashtu të kompromentojnë Ligën e Kampionëve në përballjen e dyfishtë me Atalantën.

Presidenti gjithmonë ka kërkuar teknikë që nuk janë shumë dogmatikë nga pikëpamja taktike (mjafton të përmendësh Del Bosque ose Zidane vetë), me një aftësi të lartë për të menaxhuar grupin. Në këtë, pa asnjë hije dyshimi, Allegri është një nga më të mirët në botë. Nëse situata në kampin Real përkeqësohet, Florentino do të telefonojë Allegrin i cili, në këtë pikë, do ta gjejë veten ti duhet të zgjedhë nëse do të presë për Romën ose të provojë hapin e madh në një nga klubet më prestigjioze ndonjëherë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI