Flash

Ibra nën hetim, Maldini i del krah: "Mbrojti shokët e sulmuar nga Lukaku"

Lapsi.al 31 January 2021
Ibra nën hetim, Maldini i del krah: "Mbrojti shokët e sulmuar nga

Milan fitoi në Bolonja, nën udhëheqjen e njeriut të tij më përfaqësues Zlatan Ibrahimovic, por pikërisht suedezi është ende nën hetim për ngjarjet e derbit dhe sherrit me Lukakun në Kupën e Italisë. Situatë që nuk duhet të aludojë aspak tek racizmi sipas mendimit të Paolo Maldinit: "Ishte një grindje e keqe për tu parë - komentoi drejtuesi i Milanit pas ndeshjes në Dall'Ara -. Por mbaron këtu. Nëse do të flisnim për racizëm, ne do ta mbrojmë me çdo mënyrë Ibrahimovic, që mbrojti shokët e tij të skuadrës të sulmuar nga Lukaku”.

"Racizmi nuk ka asnjë lidhje me Ibrahimovic dhe ai ishte i penduar që la ekipin me dhjetë lojtarë. Ai mbrojti shokët e tij të ekipit të sulmuar pa ndonjë arsye nga Lukaku, por kjo mosmarrëveshje vazhdoi me të vërtetë shumë e gjatë dhe tani unë pres që Ibra të bëjë atë që mund të bëjë në fushë, sepse numrat e tij janë të jashtëzakonshëm ".

Vrapimi i Milan si kryesues vazhdon edhe pas ndeshjes kundër Bolonjës: "Për të besuar tek titulli duhet të arrijmë 43 pikë si në fazën e parë. Si skuadër ne jemi më të kompletuar se më parë dhe kemi më shumë vetëdije. Nëse në fund të vitit nuk do kemi arritur të fitojmë titullin nuk do të jetë një problem, por duhet të përpiqemi sepse nëse nuk e bëjmë do të thotë që nuk kemi ambicien e duhur ".

Më në fund Maldini ka folur gjithashtu për merkaton, duke filluar nga rinovimi i Donnarummas: "Çështja e rinovimit është e ngrirë për momentin. Merkato na ka parë protagonistë dhe pronësia na ka lejuar të bëjmë atë që dëshironim brenda disa kufijve të caktuar ekonomikë. Tani ne kemi skuadrën për ti shkuar në fund të të dy kompeticioneve në të cilat jemi të angazhuar".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI