Flash

Video/ "Nuk di ti gjuajë" thirrja e Mihajlovic që shpërqendroi Ibran, nuk shpëton Bolonjën nga humbja

Lapsi.al 30 January 2021
Video/ "Nuk di ti gjuajë" thirrja e Mihajlovic që

Ishte një derbi për tu harruar dhe Milani dëshmon se e ka asimiluar atë në mënyrën e duhur. Impakti ndaj ndeshjes është si një Milan i vërtetë, një ekip i vetëdijshëm për mundësitë e tij. Padron i fushës, krijues pavarësisht nga mungesa e Calhanoglu, në gjendje të ndërtojë mundësi me të gjithë lojtarët në repartin e sulmit. Me përjashtim të një sulmi fillestar nga Tomiyasu që përfundoi me një krosim të pasaktë, gjysma e orës së parë ishte krejtësisht kuqezi. Dhe të besuarit e Piolit kishin të paktën katër raste për të shënuar.

Asistin me takë të Leaos, Rebic e shpenzoi me një goditje të dobët, ndërsa Theo Herrnandez u ndal vetëm nga traversa në goditjen e dënimit (prekur nga Skorupski), pa harruar daljen shpëtimtare të portierit të Bolonjës ndaj Ibrahimovic, i nxjerrë para portës nga Leao. Suedezi tentoi edhe me një goditje të dyfishtë nga fare pranë portës, gjëra që Ibra i bën me lehtësi, por këtë here Skorupski bllokoi instinktivisht. Por pikërisht atëherë ekziston penalltia dhe një histori për tu treguar.

Një penallti e akorduar me VAR, pasuar nga protesta të gjata, që nuk e ndaluan Ibrahimovic të marrë topin për të goditur. Emblematike thirrja e Mihajlovic për portierin e tij: "Mos ki frikë se nuk di t'i gjuajë gjithsesi". Nuk e ka keq, sepse suedezi gjuan si një lojtar i keq dhe jo si një kampion që është. Skorupski e pret, por Rebic gjen kohën e përsosur për të shënuar avantazhin. Milani pas kësaj i jep shumë hapësirë Bolonjës, por jo më parë se Ibrahimovic të fitojë një tjetër penallti, që këtë herë nuk gabohet nga Kessie, duke e bërë rezultatin përfundimtar të ndeshjes pothuajse të pakthyeshëm.

Bologna arrin të kthehet në lojë, por nuk ka fuqi të bëjë më shumë se kaq. Gjithçka buroi nga një iniciativë e gabuar e Theo Hernandez, që favorizoi golin e Polit. Bolonja hodhi veten përpara më shumë me zemër sesa me ide, por më pas Milani kthehet të vendosë diktatin dhe të marrë tre pikë vendimtare në shtëpi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI