Flash

Pirlo në mbrojtje të Ronaldos edhe në thyerjen e protokollit: "Ishte dita e tij e lirë"

Lapsi.al 30 January 2021
Pirlo në mbrojtje të Ronaldos edhe në thyerjen e protokollit:

Andrea Pirlo kërkon durim tek Juventusi nesër në vigjilje të transfertës kundër Sampdorias: "Skuadrat e Ranierit mbrohen mirë, duhet të presim momentin e duhur për të goditur". Tekniku nuk ka ngurruar madje të japë edhe detaje nga formacioni që do të nxjerrë në fushë: "Chiesa e Morata titullarë, duhet të zgjedh mes De Ligt e Chiellini. Dybala? Ndjen ende pak shqeyësim në gju".

Tekniku megjithatë ka dashur të sqarojë pozicionin e tij e të klubit gjithashtu në lidhje me udhëtimin e CR7 në Courmayeur: "Ishte dita e tij e lirë, në jetën private cdokush është i lirë të bëjë atë që do e të marrë përgjegjësitë si qytetar i lirë".

Vlerësimi për Sampdorian është i madh, sidomos për njeriun që e drejton: "Një skuadër e mirë që vjen nga një periudhë pozitive, me rezultate të rëndësishme. Do të jetë një ndeshje e vështirë si të gjitha ato kundër Ranierit, një trajner që e vlerësoj shumë", përfundoi Pirlo, duke thënë edhe frazën e zakonshme të merkatos: "Nëse do ketë ndonjë mundësi do ta kapim. Khedira po stërvitet me ne nga fillimi i sezonit, merkato pas pak mbyllet e pastaj do të shohim".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI