Flash

Dilemat e para të Shehit vërtiten rreth sulmit: tekniku ka dy skema të mendje, por e shqetëson Seferi e... Muçi

Lapsi.al 28 January 2021
Dilemat e para të Shehit vërtiten rreth sulmit: tekniku ka dy skema

Ka nisur aventura e Orges Shehit tek Tirana dhe menjëherë dilemat për ta bërë skuadrën funksionale janë shfaqur. Natyrisht durrsaku është i vetmi trajner i këtij sezoni tek Tirana, që mund të thotë se ka në dispozicion të gjithë lojtarët: Egbo e nisi me gjashtë mungesa, Dede e trashëgoi po me aq e vazhdoi me pedina fondamentale për ekuilibrat jashtë formacionit, deri ditën që u largua. Në këtë prizëm, Shehi është me shumë fat, sepse Kale është gati të debutojë pas një dëmtimi të gjatë, bashkë me Celhakën, që për ndeshjen me Apoloninë janë të gatshëm si alternativa, por në javën e ardhshme do të kandidojnë për një fanellë titullari.

Duke i shtuar edhe disponibilitetin për të patur në formacion nga minuta e parë edhe Behirachte në qendër të mbrojtjes dhe Vairinen, sulmuesin finlandez që do të jetë partneri i Seferit në vijën e parë, gjithcka duket perfekte, por ndoshta edhe mund të mos jetë. Tekniku ka dy skema në mendje, por në të dy rastet ka lojtarë që e vënë në vështirësi për ti aplikuar, mbi të gjitha Halili e... Seferi. Duket paradoksale se po flasim për blerjen më të zhurmshme të bardhebluve, lojtarin e kombëtares të huazuar nga Young Boys, por është kështu.

Ardhja edhe e Vairinen e detyron Shehin, ndoshta jo që nga java e parë, duke qenë se finlandezi nuk luan prej dy muajsh, të spostojë Seferin pas sulmuesit, si të vetmin rol që mund të bëjë një sulmues i dytë. Në krahë, ai ka limitet e tij, ndërsa Muçi, Kale e Torasa janë më të favorizuar në këtë rast. 4-3-3, të cilin Shehi e ka preferuar me Kukësin e nxjerr Seferin jashtë lojë, ndërsa 4-2-3-1 me të cilin tekniku ka operuar tek Skënderbeu do të ulë në pankinë si Kale ashtu edhe Halilin, për të cilin me shumë gjasa u sakrifikua Dede.

Shehit i duhet të gjejë sistemin për të bashkëvepruar Kale, Torasa, Halili, Muci, e dy qendërsulmuesit, por frika e madhe e teknikut të ri është se mund të humbasë pa patur rastin ti gëzohet shënuesit më të mirë të skuadrës, 19 vjecarit Muci. Mënyra si ka vepruar klubi në merkato të lënë të kuptosh që po projektohet shitja, e forcuar edhe nga ofertat e larta që vijnë për 19 vjecarin, për të cilin Shehi kryqëzon gishtat, që në tre ditët e fundit të merkatos të mos ndodhë asgjë...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI