Flash

Hoteli zyrtarisht i mbyllur, shëtitje me motor dëbore: CR7 e Georgina 'llogari' tek Karabinierët

Lapsi.al 28 January 2021
Hoteli zyrtarisht i mbyllur, shëtitje me motor dëbore: CR7 e Georgina

Cristiano Ronaldo nuk u grumbullua nga Andrea Pirlo për ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Spal dhe e shfrytëzoi rastin për të kaluar një natë larg nga shtëpia me të dashurën e tij Georgina Rodriguez, për të festuar ditëlindjen e saj të 27-të. Një histori në Instagram, e hequr më vonë, megjithatë, i tradhtoi ata të dy që festuan në një hotel në Courmayeur (zyrtarisht i mbyllur) duke shkelur rregullat anti-Covid: si Piemonte ashtu dhe Valle d'Aosta janë në zonën portokalli dhe për këtë arsye lëvizjet jashtë rajonit nuk janë të lejuara përveç nëse për punë ose shtëpi të dyta. Kjo është arsyeja që Karabinierët po kryejnë hetime dhe CR7 e Georgina duhet të japin llogari.

Përveç qëndrimit në hotel, siç raportohet nga La Stampa, çifti bëri një udhëtim me motor dëbore në zonën Val Vény. CR7 dhe Georgina nuk kanë marrë ende gjoba, por ka të ngjarë që një e tillë me vlerë 400 euro të mbërrijë në ditët e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI