Flash

Video/ Arbitri nuk ka shënuar asnjë fyerje: Ibra-Lukaku do të hetohet nga prokuroria e Federatës italiane

Lapsi.al 28 January 2021
Video/ Arbitri nuk ka shënuar asnjë fyerje: Ibra-Lukaku do të
Në pritje të sanksioneve të mundshme të Gjykatësit Sportiv, Gazzetta dello Sport kthehet në çështjen Ibrahimovic-Lukaku, ku ka gjëra që nuk inkuadrojnë: "Në relacionin që do t'i dorëzohet Gjykatësit Sportiv duket se nuk ka asnjë gjurmë të fyerjeve reciproke mes të dyve, kështu që për ta duhet të vijnë dënime të lehta. Sidoqoftë, Prokuroria e Federatës italiane të futbollit (FIGC) mund të hapë një hetim që gjithashtu mund të mbyllet me arkivim ose me paralajmërim". https://www.youtube.com/watch?v=S9ETBLTEgoo Në rrjetet sociale fyerjet e shkëmbyera mes Lukakut e Ibrahimovic kanë marrë kuptim racist. Kështu që, pas disa orësh, Ibra i është përgjigjur akuzave nga ana e tij: "Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm - shkruajti sulmuesi i AC Milan duke postuar një video emblematike - Të gjithë jemi në të njëjtën race, të gjithë të barabartë. Jemi të gjithë lojtarë dhe ndonjë është më i mirë se të tjerët ”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI