Flash

"Me Gjicin kam folur vetëm 25 minuta": Josa tregon se për Kukësin e bindi Nexhipi dhe jo presidenti

Lapsi.al 27 January 2021
"Me Gjicin kam folur vetëm 25 minuta": Josa tregon se për

Mirel Josa është prezantuar tashmë si trajneri i ri i Kukësit dhe debutimi për të vjen në një ndeshje të ndjerë, pikërisht kundër ish-skuadrës së tij në qytetin nga ku u largua me trofe të fituar, por që këtë herë do të kërkojë ta mundë: " Kështu e solli fati dhe shansi para ndeshjes me Skënderbeun. Shkojmë në Korçë që të takoj njerëzit atje, besoj se atmosfera do të jetë shumë e mirë. Kjo përballej në mos tani, më vonë do të vij" tha tekniku, që në fakt nuk fshihet pas fjalëve, duke kërkuar rezultat të menjëhershëm: " Nëse do të kem bashkëpunim me drejtimin teknik të ekipit, çdo gjë do të shkojë më mirë. Plus, duke pritur disa ardhje të reja dhe t’i shikojmë se në ç’gjendje janë. Rezultaret do të kërkohen menjëherë. S’mund ë fshihem të them se duhet kohë. U kërkoj lojtarëve maksimumin e tyre, sepse janë të përgjegjshëm për faktin se përse kanë ardhur këtu dhe përse paguhen".

Tekniku ka treguar edhe raportin me presidentin Gjici, duke zbuluar se ishte një tratativë e ndërtuar në harkun e 2-3 ditëve. Dëshira e kreut të Kukësit për të fituar, aq sa trajnerët sakrifikohen shpesh, nuk e shqetëson: "E para punës, kam folur me të 25 minuta. Bisedat e para i kam bërë me Nderimin. Çdo president kërkon rezutlatin. Nëse drejtuesit duan të arrijnë një objektiv, të fitojnë një trofe apo një titull, unë dua të ta fitoj 100 herë".

13 pikë diferencë nga kreu e bëjnë të vështirë të shkosh drejt fjalës titull, edhe pse javët në dispozicion janë mjaftueshëm, por megjithatë, ky ishte objektivi i Kukësit në start të sezonit dhe Josa ndonëse e modifikon me të dytin apo të tretin si më të mundshëm, nuk heq aspak dorë nga vendi i parë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI