Flash

Video/ Shikoni sherrin mes Lukakut e Ibrahimovic: suedezi e provokon, belgu tërbohet

Lapsi.al 26 January 2021
Video/ Shikoni sherrin mes Lukakut e Ibrahimovic: suedezi e provokon, belgu

Në një derbi të Kupës së Italisë me shumë ritëm e veprime të bukura, vëmendja pikërisht në fund të pjesës së parë përqendrohet tek dy lojtarët më të pritur të Inter-Milan, Lukaku e Ibrahimovic. Dy gjigantët e sulmit janë konfrontuar, kokë më kokë, duke kaluar nga fjalët tek veprat, por në mes kanë ndërhyrë lojtarët që kanë evituar më të keqen.

Suedezi i ka thënë dicka provokuese numrit 9 të Inter, që ka humbur kontrollin dhe ka kërkuar me insistim konfliktin me Ibran. "Mos më qesh në fytyrë" është lexuar në fjalët e Lukakut, por sulmuesi i Milan ka vazhduar ta nervozojë, aq sa kartonët e verdhë nuk e kanë shmangur përpasjen, që në tunelin e dhomave të zhveshjes ka rrezikuar të kthehet në një sherr fizik, nëse Lukakun nuk do ta kishin mbajtur lojtarët e tjerë zikaltër.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI