Flash

Video/ E kërkoi gjatë Tirana, Ferhan Hasani prezantohet tek Partizani: "Doja të isha i kuq"

Lapsi.al 26 January 2021
Video/ E kërkoi gjatë Tirana, Ferhan Hasani prezantohet tek Partizani:

Ferhan Hasani është lojtari i ri i Partizanit. Me një lëvizje të vendosur të kuqtë kanë sjellë në kryeqytet një futbollit që ishte gjatë në bisedime me Tiranën, por në fjalën e tij tregoi qartë përse nuk u vesh me fanellën bardheblu. "Do jam maksimumin për ekipin. Jam shumë i lumtur që jam këtu sot. Doja të bashkohesha me Partizanin" ka prerë shkurt gjatë prezantimit fantazisti.

Natyrisht shumë gjëra ende nuk janë diskutuar, por ajo që është e qartë është vullneti i Hasanit për tu vënë në dispozicion të teknikut, madje 'golin' e parë ai ia shënon skeptikëve: "Kampionatin shqiptar e njoh mirë e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndjej edhe më shumë. Për ata që thonë se nuk kam minuta në këmbë po i them se do jem këtu për një kohë të gjatë. Do jap maksimumin për të ardhur në formë, si do të shkojë do ta tregojë koha".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI