Flash

"Nuk erdha nga rruga se isha pa punë": Dede tregon arsyen e përplasjes me Halilin

Lapsi.al 25 January 2021
"Nuk erdha nga rruga se isha pa punë": Dede tregon arsyen e

"Halili nuk ka ndërhyrë asnjëherë, vetëm sot kishte mungesë të theksuar besimi. Nuk dua të bëhem precedent si trajner. Jeta do të vazhdojë. Kam qenë i detyruar të bëj formacionin në bazë të lojtarëve që kam pasur. Sot grupi ishte disi më i plotë dhe bëra ato zgjedhje". Nevil Dede mundohet të ruajë qetësinë, pas largimit nga Tirana në mënyrë demostrative. Arsya është e qartë, Halili ka kërkuar të bëjë "trajnerin", i fryrë nga njerëzit që e rrethojnë, sic lë të kuptohet Dede. "Në momentin që shkova në stadium unë bëra zgjedhjet e mia - tregoi Dede në një lidhje telefonike në Supersport - . Në një bisedë me presidentin më thanë që nuk janë dakord me zgjedhjet e mia. Nga ana tjetër unë iu thashë që të bëhej kështu, dhe i thashë të largohem dhe të vazhdojnë rrugën e tyre, nëse mendojnë se mund të bëjnë më mirë".

Tekniku është ndjerë i fyer nga kërkesa për ti ndërhyrë në formacion: "Unë nuk vajta te Tirana nga rruga se isha pa punë. Drejtoja Kombëtaren e 19 vjeçarëve dhe vendosa të filloj një projekt të ri. Unë nuk i gjej dot të vërtetat. Nuk kam pasur asnjë takim dje me presidentin Halili. E vërtetat është që ne kemi punuar që pas derbit me Partizanin me skuadrën. Na mungonte Batha, ishte një humbje e rëndësishme" tha Dede që sqaron edhe dilemën nëse bëhej fjalë për një shkarkim apo dorëheqje: "Nuk ka asnjë penalitet klubi nga largimi im. Kam vajtur për të zhvilluar veten dhe klubin. Kontratën e firmosa të bardhë. Mendova më mirë t’iu jap frymëmarrje popullit të Tiranës, sesa lojtarëve që blihen nga jashtë. Nuk flisnim me të njëjtën gjuhë dhe nuk kishim të njëjtën gjuhë me klubin. Unë mendova se do të kishim për dy vite një kontratë me projektin që kisha në mendje. Por nuk u realizua dhe e mbyllëm këtu" përfundoi Dede.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI