Flash

"Kthim mbrapa s’ka, kam besim se Dede do të thotë të vërtetën": Halili fajëson trajnerin për largimin

Lapsi.al 25 January 2021
"Kthim mbrapa s’ka, kam besim se Dede do të thotë të

Pas situatës së krijuar me teknikun Nevil Dede, i larguar pak caste para takimit pas një takimi urgjent me presidentin Refik Halili, numri 1 i klubit ka dalë para mediave pas takimit të humbur 0-1 me Laçin, duke kundërsulmuar hipotezën se ai ka ndërhyrë në formacion e duke kaluar 'fajin' mbi trajnerin. E gjithë cështja lidhej me aktivizimin si titullar të Kukës nga tekniku e pas largimit të Dedes nga pankina, lojtari u ul në stol, duke nisur loja ma Danson. Halili ndërkohë pretendon se gjërat nuk kanë shkuar kështu, por pa e sqaruar.

Për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, numri 1 i Tiranës reagoi kështu: "Ikja e trajnerit është humbje. Kam lënë atë të flasë. Keni kolegun tuaj dhe gazetarët e tjerë. Nevili do ta shpjegojë. Ai do ta thotë të vërtetën. Na kanë kushtëzuar rezultatet. Forcën e gjej te djemtë tanë. Në ditët e vazhdim do të punojmë për të bërë ndryshimin. Kemi patur lojtarë të dëmtuar dhe do të jenë gradualisht në fushë" - ka thënë Halili që ka mbyllur cdo mundësi rikthimi të Dedes, gjë që shpjegon edhe më tepër se thyerja ka qenë e rëndë. "Kthim mbrapa s’ka. Kam besim se ai do të thotë të vërtetën. Nuk pendohem për ato që bëj. Kam besim te skuadra dhe besoj se do të eci mbarë. S’është ndonjë gjë për të sqaruar. Përderisa nuk e drejtoi ndeshjen, nuk është më trajneri" deklaroi presidenti bardheblu.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI