Flash

Zgjidhja 'piktoreske' e Fenerbahçe për t'i paguar rrogën Ozil: "tifozë na ndihmoni me 1 milionë Sms"

Lapsi.al 25 January 2021
Zgjidhja 'piktoreske' e Fenerbahçe për t'i paguar

Për të kaluar tek Fenerbahçe, Mesut Ozil u tregua i gatshëm të shkurtonte pagën e tij me 80%. Një sakrificë e nevojshme, por padyshim që nuk mjafton për arkat deficitare të klubit turk. E kështu, përpara se të kompletonte operacionin e merkatos, pronari i Fenerit iu drejtua tifozëve duke u kërkuar atyre të dërgojnë një milion SMS për të ndihmuar kompaninë të paguajë pagën e ish-fantazistit të Arsenal prej rreth 4 milion euro në sezon.

"Kemi një kërkesë për tifozët tanë - tha Presidenti Ali Koc për Daily Mail disa ditë para nënshkrimit me Ozil -. Ju lutemi vazhdoni të na mbështesni, varemi edhe nga mbështetja juaj financiare". "Kur ai të nënshkruajë, unë do t'ju kërkoj të thyeni një rekord të mesazheve me tekst, duke dërguar 300,000 ose 500,000 ose ndoshta edhe një milion - ka shtuar ai -. Kjo mbështetje e juaja do të jetë me dobi të madhe për ne".

Në detaje, për tu bashkuar në "fushatën Mesutol", duke dërguar një SMS, tifozët do të jenë në gjendje të dhurojnë rreth dy euro për Fenerbahçe, financat e të cilit tashmë janë në vështirësi të mëdha me borxhe prej gati 520 milion euro dhe shpresat e klubit për të rimëkëmbur situatën tani janë të lidhura në mënyrë rigoroze me marketingun që do të zhvillohet rreth fenomenit Ozil dhe kontributit të tij në fushë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI