Flash

Kriza e paprecedentë e Barcelonës: borxhet superojnë 1 miliard euro

Lapsi.al 25 January 2021
Kriza e paprecedentë e Barcelonës: borxhet superojnë 1 miliard

Barcelona në krizë sportive duhet të bëjë llogaritë më parë me një krizë ekonomike të paprecedentë. Kjo është ajo që del nga kujtesa ekonomike e klubit katalanas për sezonin 2019-2020, sipas të cilit borxhet totale tejkalojnë një miliard euro (1,173 milion). Nga këto, 730 janë "afatshkurtra", ndërsa pjesa tjetër prej 443 "afatgjatë". Janë rreth 196 milion për t'u paguar klubeve të tjera për blerjet e kaluara.

Shoqëria e mbylli sezonin e kaluar me një borxh neto prej 488,4 milion € dhe një humbje prej 602 milion € në zërin e kapitalit qarkullues neto. Me një barrë pagash që rrëmben 74% të xhiros, mbajtja e Lionel Messi ka pak gjasa të ndodhë. Lista e kreditorëve është e gjatë: katalanasit duhet të paguajnë mbi 196 milion euro për klube në gjysmën e Evropës, nga të cilat 126 në afat të shkurtër, ndërsa duhet të mbledhin mbi 85 milion, nga të cilët 58 në një kohë të shpejtë.

Më thellë në detaje, Barça ende duhet ti japë 70 milion euro Liverpool për Coutinho, nga të cilat 30 janë afatshkurtra, 48 Ajax për De Jong dhe 21 Gremios për Arthur, i cili kaloi verën e kaluar tek Juve. Nga bardhezinjtë, katalanasit presin 5.7 milionë me afat të shkurtër për Arthur dhe 4.1 për Marques, 9.8 në total, por i detyrohen kampionëve të Italisë 4.8 për Pjanic dhe 3.7 për Matheus Pereira, gjithsej 8, 5. Midis kreditorëve është gjithashtu edhe Valencia (20 milion për Neto), Bordeaux (mbi 20 milion për meteorin Malcom) dhe Braga (e njëjta shifër për Trincao). Një situatë vërtet e dëshpëruar, e cila kalon në plan të dytë mungesën e rezultateve sportive.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI