Flash

Olsi Rama provokon Tiranën, pasi i mori Hasanin: "Shpresoj të përsërisim fitoren me të në fushë"

Lapsi.al 26 January 2021
Olsi Rama provokon Tiranën, pasi i mori Hasanin: "Shpresoj të

Ferhan Hasani është prezantuar sot tek Partizani me shumë zhurmë, që është e kuptueshme duke parë CV e lojtarit. Fantazisti vjen tek të kuqtë me një eksperiencë të madhe, pasi ka mbajtur veshur fanellën e Brondby, Wolfsburg, Shkëndijën, pa harruar Helsinkin: Është një lojtar që nuk ka nevojë për shumë prezantim. Është fat për ne që e sjellim në një merkato si e janarit. Kisha krijuar një raport personal që vitin e kaluar. Ishim dakord se vjet nuk ishte momenti i duhur për një ofertë", ka thënë në konferencën për shtyp drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

E megjithëse tenton të shmangë keqkuptimet me Tiranën në lidhje më një ndërhyrje të klubit në tratativat e bardhebluve me Hasanin, Rama ka thumbuar 25 herë kampionët për humbjen në derbi dhe zgjedhjen e lojtarit për tu veshur i kuq: "Nuk ia morëm Tiranës Hasanin, ai erdhi tek ne. Kur ata po bisedonin ne nuk ndërhymë. Ishte zgjedhja e tij për të ardhur tek Partizani. Ishte shumë i natyrshëm dhe i thjeshtë bisedimi me të. Shpresoj të përsërisim fitoren në derbi me Hasanin në fushë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI