Flash

Video/ Manchester United humbet ndeshjen më të thjeshtë të vitit, në letër: 1-2 me skuadrën e fundit e renditjes

Lapsi.al 27 January 2021
Video/ Manchester United humbet ndeshjen më të thjeshtë të

Në javën e 20 të Premier League Manchester United rrëzohet në ndeshjen më të thjeshtë të vitit, në letër, e i lë kreun rivalëve të Manchester City. Kundër Sheffield, i fundit, nuk mjaftoi goditja me kokë e Maguire, sepse Bryan e Burke koleksionuan 1-2. Përfundoi pa gola e para e Chelsea të Tuchel me Wolverhampton, ndërsa Everton e Leicester bëjnë 1-1 me James Rodriguez e Tielemans. Fiton në fund 3-2 Burnley, ndërsa asnjë gol nuk u shënua në Brighton.

Kurrë mos e ul mbrojtjen, edhe nëse përballesh me të fundit të renditjes me vetëm 5 pikë. Kjo u kuptua qartë menjëherë pas çerek ore, kur Sharp i shpëtoi markimit dhe u desh ndërhyrje vendimtare e De Geas për të shmangur një disavantazh të papritur. Nuk është se Manchester United mblodhi veten, përkundrazi, vetëm pesë minuta më vonë Bryan i bëri një shaka të hidhur United duke devijuar në kënd me kokë për avantazhin e Sheffield. Djajtë e Kuq u përpoqën ti jepnin kuptim zotërimit dërrmues të topit, por arritën vetëm një gol të anuluar të Martial, për një faull të Maguire ndaj portierit. Për të sistemuar një mbrëmje që dukej tashmë e gabuar, duhej pikërisht numri 5, në rolin e ish-lojtarit "mosmirënjohës" që fiksoi barazimin në zhvillimet e një goditje këndit të Telles. Në minutën e 29 të besuarit e Solskjaer provuan të nisin operacionin e përmbysjes. Një iniciativë e mirë, që mori fund pas disa minutash: një koleksion i pabesueshëm gabimesh në zonën e United bëri që topi të përfundojë në këmbët e Burke, i cili goditi fort për të mposhtur De Gean, falë devijimit të Tuanzebe. Fitorja e dytë, por e bujshme, në kampionat për Sheffield, gjithmonë i fundit, ndërsa United mbetet në -1 nga kushërinjtë e City të cilët, gjithashtu, kanë një ndeshje për të rikuperuar.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Burnley 3 - 2 Aston Villa

Chelsea 0 - 0 Wolverhampton Wanderers

Brighton & Hove Albion 0 - 0 Fulham

Everton 1 - 1 Leicester City

Manchester United 1 - 2 Sheffield United

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI