Flash

Nexhipi zbulon merkaton: "Baravikas, Kurdiç e dy të tjerë në katër ditët e mbetura"

Lapsi.al 27 January 2021
Nexhipi zbulon merkaton: "Baravikas, Kurdiç e dy të tjerë

Trajnerin mënjanë, me prezantimin e teknikut Mirel Josa ditën e sotme, Kukësi është vënë në lëvizje për të përforucar skuadrën, që në 15 javët e para të kampionatit ka lënë shumë për të dëshiruar, mbi të gjitha nga ana e vazhdimësise. Ajo që është parë është një organikë e shkurtër, sidomos në repartin e mbrojtjes gjë që e ka bërë drejtorin sportiv Nderim Nexhipi të ndërhyjë në tentativë për të drejtuar sezonin që nuk është se po shkon ashtu si e kishin menduar drejtuesit e klubit: "Nuk është se në këtë moment në Shqipëri ka lojtarë që mund të bëjnë diferencën që janë të lirë nga kontratat - shpjegoi strategjinë ish-fantazisti i Partizanit - ndaj dhe ne jemi përqendruar në linjën e lojtarëve të huaj. Kanë ardhur dy, mund të vijnë edhe dy të tjerë ose tre në varësi të mundësive që do të na jepen. Do të bëjmë maksimumin në katër ditët që mbeten të kënaqim kërkesat edhe të teknikut".

Për mbrojtësin e djathtë, lituanezin Rolandas Baravikas, gjithcka është e përfunduar dhe lojtari ka firmosur kontratën me Kukësin, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi për mbërritjen e qendërmbrojtësit Numan Kurdiç, në formë huazimi nga Sarajevo. "Kemi firmosur me mbrojtësin nga Lituania, dy ditë më parë dhe tani me ne në stërvitje është edhe një lojtar boshnjak që do të mbërrijë në huazim nga Sarajevo, por nuk e kemi bërë ende prezantimin, për shkak se nuk kemi përfunduar akoma me dokumentat. Do të vijnë edhe dy lojtarë të tjerë, një mesfushor dhe një sulmues", përfundoi Nexhipi.

Futbollisti i kombëtares së Lituanisë, Rolandas Baravikas, me shumë mundësi do të jetë titullar që në ndeshjen në Korcë, ndërsa për Kurdiç nuk ka asgjë të sigurtë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI