Flash

"Pak rëndësi ka se ku kam luajtur" Shehi harron të shkuarën si partizanas në prezantimin tek Tirana

Lapsi.al 27 January 2021
"Pak rëndësi ka se ku kam luajtur" Shehi harron të

"Unë e di që Tirana ka tifozët më të zjarrtët në vend, që e jetojnë shumë këtë fanellë. Dua që t’i kënaqim sa më shumë, pak rëndësi ka se ku kam luajtur. Kam ndërruar 7 ekipe". E shkuara si ish-portieri i Partizani, me të cilin Tirana ka rivalitetin e përjetshëm, natyrisht që do ta ndjekë pas Orges Shehin, që është munduar ta anashkalojë këtë fakt në prezantimin si trajneri i ri i bardhebluve. Natyrisht, duket si gjëja e fundit që duhet ta shqetësojë teknikun, kur janë 16 pikë për tiu rikuperuar Vllaznisë kryesuese, por mund të mos jetë edhe kështu. Vërtetë nuk janë në stadium, por mbështetja e tifozëve vazhdon të jetë fondamentale për një trajner, aq më tepër kur zbret në fushë me kampionatin në vazhdim dhe si njeriu i tretë që merr drejtimin e skuadrës.

"Kur e merr një ekip në mes sezoni - sqaroi Shehi - nuk mund të bësh llogari se kush e bëri ekipin dhe kush jo. Unë kam njohur për ekipin. Kemi kontigjent të denjë për të luftuar për sa më lart. 16 pikë është maja. Tani nuk mund të mendojmë për Vllazninë. Shkallë, shkallë ngjitesh lart. Rezultatet të mbajnë në punë. Vij me dëshirën për të qëndruar gjithë jetën, por dhe me idenë se mund të iki nesër" lëshoi sfidën ish-portieri.

Për të zgjedhur Tiranën nuk është ndonjë dilemë e madhe, por në dritën e situatës se si u largua Dede cështja të bën të reflektosh: "Risku është i madh në këtë profesion. Nuk jam karakter që u shmangem përgjegjësive. E prita me dëshirë ofertën e Tiranës për emrin që ka dhe kontigjentin aktual. Këto ishin arsyet që erdha këtu". "Nëse klubi ka politika për të kaluar një futbollist nga një kampionat në tjetër, sigurisht që do ta promovojmë në futbollin bashkëkohor. Për sa i përket ndërhyrjeve që thoni ju. Kam qëndruar me presidentin deri vonë, nuk më është thënë kjo. Më intereson rezultati, pak rëndësi kush luan në fushë", përfundoi Shehi: kompromis apo jo, mbetet për tu parë në vazhdim.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI