Flash

"Ishte faji im nëse u eleminuam" Hoedt kërkon falje tifozëve dhe Lazios

Lapsi.al 28 January 2021
"Ishte faji im nëse u eleminuam" Hoedt kërkon falje

Wesley Hoedt nuk luan me fjalët e bën mea culpa kunddrejt tifozëve e shokëve të skuadrës, pas përfaqësimit të dobët në cerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës: "I kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve lacialë e shokëve të mi të skuadrës - ka shkruar mbrojtësi në rrjetet sociale pas eleminimit - Ishte faji im nëse u eleminuam. Tani mund vetëm të punoj me kokë ulur, për tiu treguar se nuk jam lojtari që u pa në fushë me Atalantën".

Holandezi ishte padyshim ndër më të këqijtë në fushë në ndeshjen në Gewiss Stadium: i dehur nga Muriel në 2-2 e firmosur nga Malinovskyi, i befasuar në dalje nga Romero në 3-2 e shënuar nga Miranchuk, ai gjithashtu naivisht shkaktoi penalltinë e 4-2 të mundshëm, që pastaj u neutralizua nga Reina. Tani, Hoedt duket i gatshëm të hedhë mbrëmjen e keqe të Bergamo pas shpine dhe të përpiqet të rifitojë besimin e tifozëve të Lazios dhe, mbi të gjitha, të teknikut Inzaghi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI