Flash

"Të fitosh me Tottenham ka 10 herë më shumë vlerë se ta bësh me Real": Crouch këshillon Kane të qendrojë me Spurs

Lapsi.al 28 January 2021
"Të fitosh me Tottenham ka 10 herë më shumë vlerë

Tottenham u kualifikua në finalen e Carabao Cup, me mundësinë për të ndërprerë në prill një thatësirë trofesh që zgjat nga viti 2008. Mou nuk dëshiron të mendojë shumë për këtë, sepse ka një kampionat për të luajtur dhe një kualifikim në Champions League për të arritur, pa llogaritur se kjo Premier League e ekuilibruar mund të ofrojë mundësi ndoshta të papritura. Nga ana tjetër, ka nga ata që besojnë se këto premisa të mira nuk janë të mjaftueshme dhe i sugjerojnë Harry Kane, yllit të padiskutueshëm të Spurs, për të gjetur një klub tjetër. Ndoshta… Real Madrid. E bëri Ëoodgate, një që ka luajtur si për Spurs ashtu edhe në Bernabeu, ashtu edhe Berbatov. Por një tjetër ish i madh mendon ndryshe.

Peter Crouch ka luajtur me Tottenham pikërisht nga viti pas fitores në League Cup në 2008 dhe, siç raporton Mundo Deportivo, ka një mesazh të qartë për kapitenin e Tre Luanëve. "Të fitosh diçka me Tottenham do të ketë vlerë dhjetë herë më shumë sesa të shkosh te Real Madrid dhe të fitosh diçka. Kane është një lojtar i nivelit të lartë dhe ai meriton më të mirën, kështu që askush nuk mund ta fajësojë atë nëse ai vendos të largohet. Por nëse ai ka një shans për të fituar diçka me Spurs kjo mund të nënkuptojë më shumë sesa të shkojë për të fituar kampionatin në një vend tjetër. Dhe pastaj tek Tottenham, nëse ai do të ngrinte ndonjë trofe, do t'i ndërtonin një statujë, apo jo? ".

[caption id="attachment_589358" align="alignnone" width="1024"] STOKE ON TRENT, ENGLAND - MAY 05: Peter Crouch of Stoke City applauds the fans after the Premier League match between Stoke City and Crystal Palace at Bet365 Stadium on May 5, 2018 in Stoke on Trent, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)[/caption]

Me pak fjalë, zemra përpara plamaresit. Diçka që dikush në Angli e ka bërë tashmë, si Matt Le Tissier, i cili i tha jo Manchester United dhe Ferguson për të mbetur një flamur i Southampton. Sigurisht, Kane është përmirësuar padyshim, duke u bërë një futbollist që do t’i shkonte për shtat të gjithëve. "Ishte shumë bukur ta shihja të rritej, isha tek Tottenham kur ai arriti. Ishte fëmijë dhe stërvitej me ne, nuk do të thoja që shpërtheu papritur, por në stërvitje gjithmonë shënonte, kishte diçka të veçantë. I përdor të dyja këmbët dhe kuptohet se ka punuar në këtë drejtim, me kokë është shumë i fortë dhe e ka përshtatur lojën e tij. Është parë këtë sezon kur kthehet për të ndihmuar, siç bënte Sheringham e gjithashtu edhe nga pasimet e mira që i bën Son. E pastaj ai shënon, si gjithmonë. Padyshim është një nga sulmuesit më të mirë në Evropë ”. Sigurisht, Tottenham pajtohet me Crouch e shpreson që edhe Kane të jetë dakord...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI